Autoritetet shëndetësore në Francë kanë ngritur alarmin për një vatër të re të koronavirusit, e cila ka shpërthyer në një plazh nudistësh në jug të vendit.
Të paktën 95 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Cap d’Agde.
Ata u bëjnë thirrje pushuesve në këtë plazh që të zbatojnë masat e distancimit dhe të vendosin maskën. Ndërkohë janë bërë edhe 310 tamponë në pritje të rezultatit.
Të hënën e kaluar u kryen 194 teste për vizitorët në vendpushimin të hënën e kaluar, nga të cilët 38 që dolën pozitive. Pastaj të mërkurën u kryen 244 testime të tjera dhe 57 prej tyre dolën pozitive. Tani priten rezultatet e 310 testeve të tjera të kryera të premten”- tha shërbimi shëndetësor rajonal.
Një zëdhënës i autoritetit shëndetësor tha që shkalla e infeksionit në vendpushimin nudist ishte katër herë më e lartë se në fshatin fqinj. Dhe e gjithë kjo, në një kohë kur Franca raportoi pothuajse 5,000 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit , shkalla më e lartë që nga maji.
Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Veran, u shpreh se situata ishte e vështirë dhe se infeksionet po përhapen me shpejtësi mes grupmoshës 20 deri në 40 vjeç.