Gazetarja Ola Bruko k aka qenë në fshatin Piqerras, në Borsh të Sarandës. Aty është përballur me një histori “therëse” deri në shpirt.
Ajo ka ndarë një histori të dhimbshme të një të moshuare, zonjës Elefteri, e cila jeton në mëshirë të fatit dhe të kalimtarëve të rastit.
Gazetarja shkruan se e ka gjetur të moshuarën duke lënguar në agoni nga uria dhe dhimbjet e trupit, madje ishte e mbushur me plagë. E mban frymën gjallë me çapa buke që i japin fqinjët, ndërkohë që të afërmit nuk e ndihmojnë.
Madje rasti është kaq urgjent sepse të moshuarën po e hanë krimbat për së gjalli.
Bruko i bën apel instancave përgjegjëse që të reagojnë për rastin në fjalë dhe t’i japin fund vuajtjeve të të moshuarës Elefteri.