Histori e një nëne që vështirë se do ta lë dikë indiferent.
Njolla blu
Mbrëmë kam pastruar tërë natën “sllajm” që vajza ime e solli nga diku. Ajo pastroi pjesën më të madhe të asaj rrëmujë ngjitëse, kurse unë pastroja pjesën që ishte ngjitur fort dhe ngadalë fillova të mërzitem. Dukej se ishte kudo. Dhe në atë moment, mu kujtua një situatë tjetër kur po pastroja një tjetër rrëmujë të madhe. Kjo ndodhi shumë vite më parë dhe kujtimet filluan të rrjedhin …
14 vjet më parë…
Koha e gjumit po afrohej. Ishim aq të afërt. Isha e rraskapitur, isha e përlyer dhe kisha vapë. Falë treshes dhe vëllait të tyre 4-vjeçar, këtu gjithnjë ishte zhurmshëm dhe zënë. Kisha shumë pak kohë për veten time dhe me siguri kaluan katër ditë që kisha bërë dush. Çdo moment të jetës time kujdesesha për nevojat e tyre dhe megjithëse isha plotësisht e rraskapitur, nuk do të doja që të ishte më ndryshe. Duart e mia ishin plot, por kështu ishte edhe zemra ime.
Sapo mbaruam ritualin e darkës dhe banjës. Mblodha djemtë e mi për të luajtur pak minuta para shtratit. Disa këngë u luajtën në radio, dhe të gjithë vallëzuan, kënduan dhe luanin me lodrat e tyre. I rregullova shpejt lodrat sepse doja që djemtë e mi të shkonin në shtrat dhe të bënin dush sa më shpejt të ishte e mundur. Pastaj, në një moment, dëgjova një nga djemtë të thoshte: “Oh jo”.
U ktheva vetëm në kohën për të parë stilolapsin i cili shpërtheu në dorën e njërit nga djemtë e mi dhe ngjyra blu filloi të përhapet në të gjithë qilimin. Ai bërtiti i lumtur kur pa ngjyrën të spërkatur në pizhamet e pastra. U trondita kur pashë njollat blu që ndotën qilimin tonë të ri. Shpejt e thirra burrin tim, i cili ishte duke larë enët në atë kohë, që të vinte e të më ndihmonte. Në sekondë u acarova, e morra djalin tim dhe e çova në tualet për ta larë ndërsa burri im filloi të fërkonte njollat blu në qilim.
Isha aq e shqetësuar saqë filluan të rridhnin lotët. Isha e rraskapitur dhe zemëruar. Me të vërtetë, shumë shumë e zemëruar. Nuk isha e zemëruar me djalin tim (i cili ishte djalë si Shtrumf), por isha e zemëruar me veten time që e lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve. Jetonim në këtë shtëpi vetëm gjashtë muaj, dhe qilimi ishte përkërkund.
Atë natë e fërkuam atë njollë një orë dhe nuk mund ta pastronim.
Të nesërmen thirrëm pastrues të qilimave që e pastronin qilimin me mjete të posaçme, por njolla ende mbeti. Ndihesha sikur po më shikonte, aq e ndritshme dhe blu.
Sa herë që shikoja atë njollë, ndihesha e dëshpëruar. Ishte e shëmtuar dhe plotësisht e kundërt me qilimin tonë. Pavarësisht çfarëdo që bëmë, ajo njollë mbeti. Kjo njollë më dëshpëroi dhe më turpëroi. Ajo më zemëroi dhe më bëri të ndihesha si nënë e keqe sepse lashë stilolapsin në afërsi të fëmijëve. Ajo njollë blu ishte një negative e madhe në jetën time. Dhe e urreja. Muajin vijues, biri im i ëmbël, i cili e bëri tërë qilimin me bojë blu, u diagnostikua me kancer. Ai vdiq dy vjet më vonë.
Djali im vdiq, kurse njolla blu? Ajo ishte akoma atje, duke ma kujtuar vazhdimisht djalin tim. Ishte një kujtesë e vazhdueshme e diçkaje kaq të parëndësishme – diçka që ishte e parëndësishme në vetë jetën.
Ajo njolla blu ishte një kujtesë se jeta është e çrregullt, por ia vlen të jetosh. Një kujtesë e vazhdueshme që nuk duhet të shqetësohemi për gjëra të vogla. Një kujtesë e vazhdueshme se nuk janë gjërat me rëndësi, por njerëzit. Një kujtesë e vazhdueshme se aksidentet ndodhin. Një kujtesë e vazhdueshme se duhet të shpëtojmë nga gjërat jo të rëndësishme dhe se duhet të përqendrohemi në ato që kanë rëndësi.
Me kalimin e viteve, ajo njollë nuk u zhduk aspak. Ajo dalloheshte mirë në qilimin tonë të errët. E mbuluam mirë me mobilie, por sa herë që lëvizja mobiliet për pastrim nën të, ajo njollë do të ishte aty dhe më dukej sikur po më shikon. Sa herë që e shihja, më merrte frymën dhe më kujtonte humbjen.
Kjo njollë që më bëri të qaj tani më bën të falënderoj Zotin për të gjitha ato kujtime.
Ajo më kujton që jeta është e ndyrë. Do të ketë njolla në dyshemenë e kuzhinës. Uji i peshkut të artë do të derdhet në të gjithë makinën. Dritaret do ti thyej topi i bejsbollit. Shportat për larje janë plot, si dhe pjatat që përmbyten në lavaman. Gjurmët e gishtërinjve në derën e xhamit dhe ngjyrat në të gjithë tryezën. Dhe do të ketë njolla blu në qilimin e ri.
Por këto tollovi? Ata do të shfaqen kur do të jetojmë, duam, rritemi dhe kur do të mësojmë. Njollat japin mësim mirënjohjeje. Ata në fakt janë bekime të maskuara.
Dhe e dini çfarë?
Uroj që të kisha një milion njolla blu në qilimin tim, nëse kjo do të thoshte se do të kisha edhe një ditë më shumë me djalin tim.