Maryanne Trump Barry, motra e presidentit Donald Trump, si duket nuk ka një marrëdhënie të mirë me të vëllanë, madje në disa përgjime të publikuara nga mbesa e tyre, ajo shpreh një urrejtje të madhe për të.
Në përgjimet e publikuara nga mbesa e tyre, Mary Trump, e cila ka bërë dhe një libër kundër xhaxhait, e motra e Trump e quan këtë të fundit një hipokrit, mizor dhe gënjeshtar.
“Tweet-et e tij të mallkuara dhe gënjeshtrat e tij të mallkuara, Oh Zot … Ndryshimi i ngjarjeve, mungesa e përgatitjes … Është hipokrit dhe mizori. Donald është mizor”, ka thënë ajo e papërmbajtur.