Burrat e ‘Hollywood’ janë kryesisht me trup prej “shkëmbi” dhe fizik të jashtëzakonshëm. Ata pushtojnë faqet kryesore të mediave rozë dhe sigurisht pëlqehen shumë nga femrat.
Por, së fundmi të dhënat kanë treguar se meshkujt me “trupat e baballarëve” (me bark të madh) po marrin më shumë vëmendje.
Madje thuhet se ata janë më të suksesshëm me femrat. Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga “Planet Fitness”, 4 në 5 burra dhe gra mendojnë se trupa të tilla janë tregues se ai kanë besim te lëkura e tij.
Për më tepër, 65 për qind thonë se trupa të tillë janë tërheqës, ndërsa 61 për qind theksuan se burrat me “trupat e baballarëve” janë seksi.
Leonardo DiCaprio dhe Zac Efron janë yjet më të fundit që kanë përqafuar idenë për të pasur një trup të tillë.
Leo është një prej meshkujve më të suksesshëm në raport me femrat, pasi të dashurat e tij kanë qenë të gjitha nën 25 vjeçe. Aktualisht 45-vjeçari është në një marrëdhënie me Camila Morrone, 25 vjeçe.