• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Bëhe hero për dikë”, fillon procedura e trajtimit me plazëm për të sëmurët me COVID-19

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Bëhe hero për dikë”, fillon procedura e trajtimit me plazëm për të sëmurët me COVID-19
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, dy spitaleve universitare, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” ka filluar procedurën për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19 që janë të shtruar në spital.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga banka e gjakut në QSUT ka deklaruar se janë marrë masat dhe janë finalizuar protokollet për terapinë e plazmës.

“I gjithë ekipi i qendrës së gjakut, QSUT, i drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë hartuar protokollet për terapinë me plazëm. Në bashkëpunim me Universitetin e Pavias e kemi nisur dhe po e finalizojmë këtë proces dhe jemi gati për të ndërtuar bankën e plazmës. Janë marrë të gjitha masat për të garantuar cilësi dhe siguri për aplikimin edhe të kësaj terapie për ata pacientë që kanë nevojë në dy spitalet COVID”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale tha se janë marrë masat për kryerjen e të gjithë procesit, që nga ekzaminimet e deri te procesi final i trajtimit. Manastirliu ka kërkuar nxitjen e zinxhirit të solidaritetit për dhurimin e plazmës nga personat që e kanë kaluar sëmundjen.

“Sot ne nisim fushatën ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’ dhe tashmë kemi dhuruesit e parë që e kanë kaluar sëmundjen por është e rëndësishme që të krijojmë zinxhirin e solidaritetit, për të ndërtuar bankën e plazmës për të ndihmuar ata qytetarë që kanë nevojë për këtë trajtim mjekësor në dy spitalet COVID”, tha Manastirliu.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

E para që ka dhuruar është një 30-vjeçare, e cila ka qenë e infektuar me koronavirus.

Shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo tha se prej kohësh po punohet me Ministrinë e Shëndetësisë për këtë terapi dhe i bëri apel personave që e kanë kaluar sëmundjen, të bëjnë këtë gjest human në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

Çdo mashkull që është ndërmjet 18-65 vjeç dhe çdo grua e kësaj moshe që nuk ka kaluar shtatëzani, që e kanë kaluar COVID19, mund t’i bashkohen iniciativës së dhurimit vullnetar të gjakut/plasmëz për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi në spitale. Dhurimi mund të bëhet në çdo bankë gjaku në spitale dhe çdo person që dëshiron të dhurojë, mund të aplikojë online në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pas

Inis Gjoni sfidon moshën, “lë pa mend” me pasqyrat në trup

Para

Bashkëshorti drejtues i spitalit Shefqet Ndroqi/ Rakacolli: Ne kërkojmë suportin e njeri-tjetrit

Para
Bashkëshorti drejtues i spitalit Shefqet Ndroqi/ Rakacolli: Ne kërkojmë suportin e njeri-tjetrit

Bashkëshorti drejtues i spitalit Shefqet Ndroqi/ Rakacolli: Ne kërkojmë suportin e njeri-tjetrit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

nga Fast News
11:20 | 14/01/2026
0

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

nga Fast News
10:59 | 14/01/2026
0

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

Recent News

Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

11:20 | 14/01/2026
Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

10:59 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar