• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Procedurat e reja/ Ndryshon Kodi i Familjes dhe Ligji i Birësimeve, hapat që fëmijët mos mbeten ‘peng’ i institucioneve sociale

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Procedurat e reja/ Ndryshon Kodi i Familjes dhe Ligji i Birësimeve, hapat që fëmijët mos mbeten ‘peng’ i institucioneve sociale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i mirë vjen për të gjithë personat e interesuar për të birësuar një fëmijë.

Tashmë procedurat do të lehtësohen dhe akti do të përfundojë në një kohë më të shkurtër.





Kjo vjen pasi së fundmi ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj që bën disa rregullime në legjislacionin shqiptar të kushteve ligjore dhe procedurave për birësimin.

“Të gjitha ndryshimet e propozuara mundësojnë që brenda një periudhe të shkurtër të mund të zgjidhet çështja e nisjes së procedurave të birësimit sidomos për fëmijë në moshë të vogël.

Kjo do të shmangte qëndrimin në institucion të fëmijës për një kohë të gjatë në pritje të marrjes së tij nga familja biologjike. Nga ana tjetër kjo pritje bëhet shumë e gjatë kur familja biologjike, nuk bën asnjë përpjekje për fuqizimin e saj ose shfaq interes të pakët për fëmijën”, thuhet në projektligj.

MEMO PËR NDRYSHIMET E KUSHTEVE LIGJORE DHE PROCEDURAVE TË BIRËSIMIT TË FËMIJËVE – NDRYSHIMET NË KODIN E FAMILJES DHE LIGJIN E BIRËSIMEVE

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9062, DATË 8.5.2003, “KODI I FAMILJES”, TË NDRYSHUAR

Qëllimi i këtij projektigji është rregullimi në legjislacionin shqiptar i kushteve ligjore dhe procedurave që kanë të bëjnë me:

-kushtet e birësimit lidhen kryesisht me moshën e birësuesit dhe të birësuarit dhe diferencën e moshës ndërmjet tyre;
-me statusin martesor të birësuesit;
-me dhënien e pëlqimit për birësim nga palët e përfshira në birësim, si birësuesi, bashkëshorti i tij nëse aplikon për të birësuar vetëm njëri nga bashkëshortët, prindërit e fëmijës dhe vetë fëmija;
-me përcaktimin e fëmijës si i birësueshëm;
-me përshtatshmërinë e aplikantit birësues për tu kujdesur për rritjen dhe edukimin e fëmijës që do të birësohet;
-me ndalimin e ribirësimit;
-mungesën e lidhjeve gjinore ndërmjet birësuesit dhe të birësuarit;
-si edhe me përfundimin e kujdestarisë mes palëve

Nisur nga disa mangësi të neneve të Kodit të Familjes, që lidhen me birësimet, por edhe të disa prej problemeve të evidentuara në praktikën e punës së institucioneve të përkujdesjes sociale dhe të gjykatave u përpoq ti jepej zgjidhje me ndryshimet ligjore të vitit 2015 të nenit 250.

Megjithatë, pesë vjet pas këtyre ndryshimeve rezulton akoma që mekanizimi i deklarimit të braktisjes nuk është funksional, duke mos garantuar interesin më të lartë të fëmijës dhe duke i mbajtur fëmijët “peng” në institucionet sociale deri në mbushjen e moshës madhore, pa mundësuar kthimin e tyre pranë familjes biologjike ose të afërmve të tjerë dhe pa mundësuar, nga ana tjetër, vendosjen e tyre pranë një familjeje birësuese.

Ndryshimet e propozuara synojnë të ofrojnë  zgjidhjet më optimale që garantojnë interesin e tij më të lartë, si dhe nevojës së fëmijës për tu rritur dhe edukuar në një mjedis familjar sa më të përshatshëm për mirëqenien e tij, kur familja biologjike nuk ka mundësi t’i ofrojë një mjedis të tillë.

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9695, DATË19.3.2007 “PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT”, TË NDRYSHUAR”

Qëllimi i këtij projektligji është nevoja për përmirësimin e procedurave dhe afateve të cilat do të lehtësojnë procesin e birësimit duke mundësuar një familje për fëmijët e shpallur të braktisur. Përmes ndryshimeve të propozuara në këtë projektligji, synohet të ofrohet  zgjidhje ndaj problematikave që kanë të bëjnë me:

deklarimin e  braktisjes së fëmijëve;
kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të birësimit;
harmonizimin e ligjeve të zbatueshme në rastin e birësimit me elementë të huaj;
aspektet organizative të vetë këtij institucioni

Nevoja për ndryshime është adresuar nga burime të ndryshme, si:
i)       Kërkesat e herëpashershme të Këshillit Drejtues, (Këshilli Drejtues është organ kolegjial vendimmarrës dhe kalon në shqyrtim çdo procedurë të birësimit të fëmijëve por dhe të statusit të familjeve në lidhje me pronën, të ardhurat)

  1. ii)      Kërkesat e stafit ekzekutiv në lidhje me procedurat dhe afatet e birësimeve me çështjen e interesimit të fëmijëve në institucione të përkujdesit shoqëror, plotësimet me problematika akute të relacioneve mediko-sociale dhe sidomos me historikun e fëmijës që do të birësohet, me procedurat gjyqësore dhe afatet e tyre, me moshën dhe statusin e prindërve birësues, në lidhje me çështjet shëndetësore të fëmijëve, si me sëmundje të trashëgueshme apo jo;

iii)     Kërkesat e Agjensive Ndërmjetëse të Huaja të cilat janë të licensuara në Shqipëri për birësimin ndërkombëtar në lidhje me procedurat e birësimit dhe sidomos proceset gjyqësore dhe procedurën për shpalljen e fëmijës së braktisur;

Analiza e të dhënave të mbledhura nga burimet e mësipërme evidentojnë nevojën e ndryshimeve ligjore të nevojshme për të lejuar Komitetin Shqiptarë të Birësimeve të realizojë funksionin dhe objektivat e tij në lidhje me interesin më të lartë të fëmiijës duke mundësuar gjetjen e një familjeje birësuese.

Procedurat  dhe afatet e tejzgjatura kohore për shpalljen e braktisjes prindërore e shoqëruar kjo me një interesim të pakët të prindërve apo  familjarëve ulin mundësinë që fëmija të  ketë mundësi birësimi duke e mbajtur “përgjithmonë” në institucion.

Të gjitha ndryshimet e propozuara mundësojnë që brenda një periudhe të shkurtër të mund të zgjidhet çështja e nisjes së procedurave të birësimit sidomos për fëmijë në moshë të vogël. Kjo do të shmangte qëndrimin në institucion të fëmijës për një kohë të gjatë në pritje të marrjes së tij nga familja biologjike. Nga ana tjetër kjo pritje bëhet shumë e gjatë kur familja biologjike, nuk bën asnjë përpjekje për fuqizimin e saj ose  shfaq interes të pakët për fëmijën.

Pas

Ju bezdisin së tepërmi? Ja si ti shmangni thinjat e parakohshme të flokëve

Para

Merret vendimi/ Nuk ka më mësim online, Shahini jep lajmin: Ja kur rihapen shkollat

Para
Merret vendimi/ Nuk ka më mësim online, Shahini jep lajmin: Ja kur rihapen shkollat

Merret vendimi/ Nuk ka më mësim online, Shahini jep lajmin: Ja kur rihapen shkollat

Të Gjitha

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

nga Fast News
16:31 | 14/07/2025
0

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

nga Fast News
16:22 | 14/07/2025
0

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

nga Fast News
16:19 | 14/07/2025
0

Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri

Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri

nga Fast News
16:12 | 14/07/2025
0

Recent News

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

16:31 | 14/07/2025
Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

16:22 | 14/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar