Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Grabitja/ Aeroporti në duart e ushtrisë

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Grabitja/ Aeroporti në duart e ushtrisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Grabitja e bujshme ditën e djeshme e 8 milionë eurove në aeroport, “zgjoi” Ministrinë e Mbrojtjes. Sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se Forcat e Armatosura kanë marrë në ruajtje sigurinë e aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se Forcat e Armatosura kanë marrë në ruajtje sigurinë e aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Ashtu si edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj edhe Xhaçka fajësoi kompanisë kineze koncensionare të aeroportit.

“Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte sigurisht një ngjarje e rëndë.
I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë.

Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncensionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil.

Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shume e rende e legjislacionit shqiptar, për të cilën, shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale të jenë konkrete.
Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente, sepse ne nuk mund të lejojmë të cënohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit.

Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë.”-tha Xhaçka.

Pas

Ja sa kushton maska që mbante në kokë Admir Murataj

Para

VIDEO/ Shpërthejnë flakët në hotel, viktimat hidhen nga lartësia për të shpëtuar

Para
VIDEO/ Shpërthejnë flakët në hotel, viktimat hidhen nga lartësia për të shpëtuar

VIDEO/ Shpërthejnë flakët në hotel, viktimat hidhen nga lartësia për të shpëtuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

nga Fast News
15:29 | 23/06/2026
0

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

nga Fast News
14:59 | 23/06/2026
0

Përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit, Indeksi i AmCham shënon rënien më të madhe historike

Përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit, Indeksi i AmCham shënon rënien më të madhe historike

nga Fast News
14:56 | 23/06/2026
0

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

nga Fast News
16:40 | 22/06/2026
0

Recent News

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

15:29 | 23/06/2026
Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

14:59 | 23/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora