I është bllokuar faqja e tij në Facebook, aktivistit Genc Sejko, i njohur ndryshe si “Mbreti i Memeve”. Sejko njihet për memet e tij pikante dhe që kanë marrë mijëra shpërndarje.
“Mbreti i Memeve” është një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë Rama. Sejko jep detaje nga ky “sulm” ndaj llogarisë së tij duke treguar se faqen në Facebook ia kanë bllokuar për 30 ditë, ndërsa shton se kjo do të jetë si një periudhë paraburgimi për të.
Qeveria e pa të arsyeshme të më bllokonte FB për 30 ditë, për një postim të prillit 2018.Ky do të jetë profili që do të postoj për 30 ditë”-shkruan Sejko në Instagram.
Me Sejkon janë sensibilizuar një numër shumë i madh aktivistësh. Menjëherë kanë filluar edhe reagimet në rrjetet sociale, në mbrojtje të Genc Sejkos. Madje miqtë e tij kanë postuar memet e tij në profilet e tyre pasi faqja e tij nuk ishte e disponueshme.
Të gjithë ndjekësit e tij akuzojnë qeverinë dhe Partinë Socialiste se kanë influencuar duke i bërë report kësaj faqeje. Por faqja është rikthyer sot, dy ditë pasi u mbyll. Ende nuk ka një reagim nga Genc Sejko.
Memet e Genc Sejkos