Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ky është plani ynë” Manastirliu del me maskë dhe sqaron detajet: Po përgatitemi për vjeshtë-dimër (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Ky është plani ynë” Manastirliu del me maskë dhe sqaron detajet: Po përgatitemi për vjeshtë-dimër (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një mesazh drejtuar qytetarëve tha se ka filluar përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime.

Nga ana tjetër, u ka drejtuar një apel qytetarëve për t’u përshtatur me normalitetin e ri duke respektuar rregullat.

“Deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit.

Normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur. Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur.

Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta por jetëshpëtuese mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot”, tha ajo.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Manastirliu ka theksuar se puna për përballimin e epidemisë po vijon dhe nuk është ndalur për asnjë moment prej më shumë se 140 ditësh me të gjitha kapacitetet e sistemin shëndetësor, nga epidemiologët në terren deri tek mjekët dhe infermierët që po përballen në vijën e parë me Covid-19.

“Puna jonë nuk po ndalet në asnjë moment. Jemi në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Një punë e madhe po bëhet në terren nga epidemiologët për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Stafi i Urgjencës Kombëtare është 24 orë të ditës i dedikuar për të pritur thirrje dhe për të çuar misionet e shpëtimit nëpërmjet numrit 127. Dhe është në terren për të adresuar çdo urgjencës me kohë dhe me cilësi. Një betejë e gjatë ka filluar prej më shumë se 140 ditësh në spitalin infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Dhe puna e ekipeve heroike, të mjekëve dhe infermierëve tanë po shpëton me qindra jetë njerëzish. Mjekët e familjes gjithashtu janë duke ndjekur shëndetin e mbi 1 mijë qytetarëve të prekur nga Covid-19”.

Në mesazhin e saj, ministrja e Shëndetësisë tha se është gati plani për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, që nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimi mjekësor i pacientëve me Covid19.

“Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të rriskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid-19”.

 

Pas

Kriza vazhdon, pandemi dhe recension ekonomik, sfidat e rinisjes

Para

Basha bën premtimin e madh: Në zgjedhjet e ardhshme PD përfaqësohet nga elita dhe personalitete

Para
Basha bën premtimin e madh: Në zgjedhjet e ardhshme PD përfaqësohet nga elita dhe personalitete

Basha bën premtimin e madh: Në zgjedhjet e ardhshme PD përfaqësohet nga elita dhe personalitete

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

nga Fast News
09:56 | 23/08/2026
0

Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

nga Fast News
09:53 | 23/08/2026
0

Sekrete të gjuhës së trupit që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

Sekrete të gjuhës së trupit që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

nga Fast News
09:30 | 22/08/2026
0

Frika nga kursi, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Frika nga kursi, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

nga Fast News
09:00 | 22/08/2026
0

Recent News

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

09:56 | 23/08/2026
Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

09:53 | 23/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora