• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tensione në det, Turqia nis anijet luftarake kundër Greqisë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Tensione në det, Turqia nis anijet luftarake kundër Greqisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia tërhiqet nga pozicioni i saj në Egje, pas vendosjes aty të anijeve luftarake në kuadër të eksplorimit për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ujërave territoriale greke. Mediat greke raportojnë se anijet luftarake turke janë larguar nga deti Egje, gjë e cila konsiderohet si një shenjë e tërheqjes pas tensionit të krijuar nga lëshimi i NAVTEX turke.

Ajo pushtoi një zonë në juglindje të Kastelorizo, brenda raftit kontinental Grek, në mënyrë që Oruc Reis të synonte hidrokarburet. E ankoruar në brigjet e Antalia mbetet Oruc Reis, e cila nuk ka lundruar në zonën që Ankaraja u përpoq të bllokonte.





Sidoqoftë, flota greke mbetet në vend, duke monitoruar lëvizjet e anijeve turke. Më herët Rexhep Tajip Erdogan, lëshoi kërcënime në të gjitha drejtimet, shkruan shqiptarja. “Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë, filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur, ne nuk kemi aspirata për tokë, det dhe burime natyrore, por ne nuk lejojmë askënd të cenojë interesat dhe të drejtat tona”, tha Erdogan.

Erdogan tha se zhurma e këtyre vendeve ditët e fundit nuk lidhet as me Shën Sofinë dhe as me Mesdheun Lindor, por me ekzistencën e popullit turk dhe myslimanëve në këtë gjeografi. Më herët edhe shumë liderë shtetesh u renditën përkrah Greqisë në këtë cështje.

Në uljen e tensionit gjithashtu është përfshirë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pati biseda telefonike me liderët e të dyja vendeve.

Ankaraja zyrtare kishte deklaruar se pretendimet e Greqisë në raftin e saj kontinental janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ndërsa Marina ushtarake greke u vu në gjendje alarmi teksa 17 anije turke, mes tyre edhe luftarake kanë lundruar në ujërat greke për të shoqëruar anijen turke Oruc Reis e cila do të kryente studime hulumtuese në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun lindor në një zonë që Ankaraja e konsideron pjesë të raftit të saj kontinental.

Pas

Zjarri masiv shkrumbon lokalin në Tiranë, dëmtohen disa banesa

Para

Shkrumbohet nga flakët autobusi, zbulohen shkaqet

Para
Shkrumbohet nga flakët autobusi, zbulohen shkaqet

Shkrumbohet nga flakët autobusi, zbulohen shkaqet

Të Gjitha

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

nga Fast News
09:48 | 14/08/2025
0

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

Recent News

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

09:48 | 14/08/2025
“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar