• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vilma Nushi e infektuar, gazetarja i “përvishet” me ironi: Pushime të mbara nga spitali me 7 yje

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vilma Nushi e infektuar, gazetarja i “përvishet” me ironi: Pushime të mbara nga spitali me 7 yje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e njohur Egla Bardhi ka reaguar pas letrës së publikuar nga biznesmenia Vilma Nushi, e cila tregoi se është e infektuar nga pandemia dhe ndodhet në spital.

Gazetarja që mbulon shëndetin nuk beson se Vilma Nushi është e infektuar. Sipas saj një i sëmurë nuk ka hallin e atyre që e sulmojnë, por hallin e shëndetit.





Ndër të tjera, Bardhi shprehet se mallkimi zë vetëm ata që kanë bërë padrejtësi dhe kanë përfituar nga të tjerët.

Postimi i plotë gazetares:

E dashur Vilma, sërish të uroj shërim të plotë dhe të shpejtë, madje aq të shpejtë sa fluturimi i charterit që të dergoi drejt spitalit me 7 yje. Nuk jam mjeke, por të shkruash një letër aq të gjatë në shtratin e oksigjenit dhe të kesh lexuar më parë lart e poshte se ca kanë thënë për ty, më bën optimiste se je si kokrra e mollës dhe per këtë nuk kam dyshim. Po te mendoja të kundërtën nuk do të shkruaja fare. Të jesh në shtratin e oksigjenit mendoj se të vetmit që të vijnë në mendje janë familjarët dhe njerzit që të duan, mbase edhe “Perandoria”që po lë pas, jo ata që nuk të duan e të mallkojnë. Gjithsesi unë i uroj shëndet dhe jët cdo njeriu në rruzullin tokësor. Po fundja pse të ha meraku për mallkime. Thonë se mallkimet te zënë vetëm nese i je fut njeriu në hak. A i je futur njeriu në hak ti Vilma, Iliri, Gerta dhe soji juaj? Emrin tënd zonjë as se njihja, as se kisha dëgjuar kurrë, e mësova vetëm kur fitove tender plot 120 milion euro me ju bë shqiptareve analizë urine dhe gjaku. Nuk të kisha dëgjuar kurrë edhe pse mbuloja sistemin e shendetësisë si gazetare. Fundja ti Vilma nuk ishe marrë me shëndetësi, kishe shit duhan, molto, vaj, banane e plot produkte të tjera me të cilën ndërtove “Perandori” ndaj u habita si kalove direkt në analizën e urinës dhe atë të gjakut. Po ti Vilma nuk e përmend askund PPP e famshme të check up në letrën tënde të gjatë, shkruar nga shtrati me oksigjen. Rastësi të ishte vallë. Por, kjo nuk më shqetësonte, por kur pashë që taksat e mia po shkonin për rrush e kumbulla kjo më shqetësoi ca. Që thua ti Vilma psh në Arras një fshat të Dibrës nuk ka laborator, as mjek as sistem dhe deri kur vinte urina në Tiranë ishte bërë farmak e gjaku ujë. Si Arrasi edhe qindra zona të tjera që ti zonjë pretendon se bën check-up dhe po nxirrje sistemin e shëndetësisë nga bataku që e kishin lënë të gjitha qeveritë. Por, në fund të fundit unë skam asgjë me ty, ti bën biznes zonjë po ti dhanë pse mos ti marrësh edhe pse e dimë që i ke kthyer një pjesë mbrapsht, por prap të kanë mbet plot. Sa për zili nuk mendoj se je për tu patur. Zili është kur njerëzit te duan, jo të të shajnë e mallkojnë. Zili eshte te jetosh ne paqe dhe qetësi. Nashi shërim të shpejtë o Vilma, por nuk ma the e ke bërë ndonjë herë analizë urine në check-up 120 milon urosh se merak e kam me e dit. Puc, puc o Vilma dhe pushime të mbara nga spitali me 7 yje.

Pas

Përfundon takimi me aleatët/ Tërhiqet Basha: Jemi për hapjen 100% të listave

Para

“Mark Frroku përjashtohet nga futbolli”/ Reagon aktorja: Ja si qendron e vërteta

Para
“Mark Frroku përjashtohet nga futbolli”/ Reagon aktorja: Ja si qendron e vërteta

“Mark Frroku përjashtohet nga futbolli”/ Reagon aktorja: Ja si qendron e vërteta

Të Gjitha

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Aksioni tek qumështi e rigoni, ministri njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

Aksioni tek qumështi e rigoni, ministri njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

nga Fast News
08:00 | 04/08/2025
0

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

nga Fast News
09:30 | 03/08/2025
0

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

nga Fast News
09:00 | 03/08/2025
0

Recent News

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

08:30 | 04/08/2025
Aksioni tek qumështi e rigoni, ministri njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

Aksioni tek qumështi e rigoni, ministri njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

08:00 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar