Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Të shtënat që tronditën Velipojën/ Policia zbardh ngjarjen: Ja kush qëlloi, arrestohen 2 persona

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
Të shtënat që tronditën Velipojën/ Policia zbardh ngjarjen: Ja kush qëlloi, arrestohen 2 persona
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë.

Pas të shtënave me armë, uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 2 shtetas që tentuan të vrisnin dy të tjerë.

Ndërsa njëri prej atyre që është qëlluar me armë është shpallur në kërkim, pasi iu kundërpërgjigj autorëve.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas, pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dy autorët. Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë në këmbë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Pas

EMRAT/ OFL nuk ndalet, ultimatum 3 ‘të rrezikshmëve’: Deklaroni pasurinë për 48 orë

Para

“Do bëhen dy reforma të mëdha” Ngjela i bindur: Ja lëvizja e Ramës që do ‘godasë’ Bashën

Para
“Do bëhen dy reforma të mëdha” Ngjela i bindur: Ja lëvizja e Ramës që do ‘godasë’ Bashën

“Do bëhen dy reforma të mëdha” Ngjela i bindur: Ja lëvizja e Ramës që do ‘godasë’ Bashën

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

nga Fast News
15:39 | 05/05/2026
0

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

nga Fast News
15:35 | 05/05/2026
0

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

nga Fast News
15:33 | 05/05/2026
0

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

nga Fast News
12:22 | 05/05/2026
0

Recent News

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

15:39 | 05/05/2026
Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

15:35 | 05/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora