• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

FBI shqiptare/ E zbulon PD: Ja kush do të zgjidhet në krye të BKH (EMRI)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
FBI shqiptare/ E zbulon PD: Ja kush do të zgjidhet në krye të BKH (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka zbuluar së fundmi se kush do të jetë emri që do të vihet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si FBI shqiptare.

Kjo deklaratë është bërë nëpërmjet ish-deputetit Edi Paloka, i cili ka thënë se në 4 vjetorin e Reformës në Drejtësi, është vendosur që të zgjidhet në krye të BKH-së Aida Hajnaj, e cila është nën hetim për korrupsion.





Sipas PD Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastësisht në Kukës vitin e kaluar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

4 vjet pas miratimit të reformës në Drejtësi, qytetarët po shohin të zhgënjyer sesi institucionet reja të drejtesisë kanë rënë një e nga një në duart e qeverisë. Byroja Kombëtare e Hetimit, që pretendohet se do të hetojë krimin e organizuar dhe njerëzit e pushtetit, është institucioni i fundit që po merret nën kontroll nga qeveria. Ajo ka diktuar skualifikimin e të gjithë kandidatëve, duke lënë si emër të vetëm në listë zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Policisë Aida Hajna.

Për postin e drejtuesit të BKH-së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë sa herë të dojë dhe si të dojë për të mbrojtur ortakët e krimit të organizuar, siç ka bërë edhe në të shkuarën.

Me të drejtë, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar të papranueshëm dhe antiligjor vendimin për të skualifikuar kandidatët e tjerë, duke paraqitur Aida Hajnën si kandidate të vetme.

Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastëisht në Kukës vitin e kaluar.

Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajna, e ngarkuar me hetimin e këtij skandali, mbrojti policët që liruan trafikantin e drogës dhe pezulloi nga detyra policin që e denoncoi skandalin. Ky polic sot është në azil, ndërsa Aida Hajnaj po bëhet gati të drejtojë BKH-në si garanci për trafikantët e drogës dhe të tjerë kriminelë në ortakëri me pushtetin.

Aida Hajnaj është e mbytur në skandale. Më poshtë do të citoj pjesë të një raporti zyrtar të SHÇBA, shërbimit që kontrollon nga brenda policinë, por që nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Vlerësimit, i cili e ka lënë Aida Hajnën kandidate të vetme.

“Në lidhje me këtë subjekt, nga ana e SHÇBA, në vitin 2018 janë marrë informacione të besueshme dhe konkrete, ku kjo shtetase implikohet në marrjen e shumave nga 10 mijë euro për dhënien e gradave policore në mënyrë arbitrare dhe preferenciale. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.9668, viti 2018, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku Aida Hajnaj dhe disa oficerë të Drejtorisë Përgjithshme dhe Akademisë së Policisë janë nën hetim”.

Ky është dokument zyrtar, por reforma në drejtësi, e marrë nën kontroll nga qeveria, e ka zhvlerësuar plotesisht.

Çdo provë flet kundër Hajnës së qeverisë dhe kontrollit politik të Komisionit të Vlerësimit. Për këtë akt të dyshuar korrupsioni, Aida Hajna, pretendente kryesore për të drejtuar BKH-në, vazhdon të jetë akoma në hetim nga prokuroria.

Hajna e qeverisë duhet skualifikuar, njësoj si të tjerët dhe gara për kreun e BKH-s duhet të rihapet për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Gara duhet të jetë e drejtë dhe e pandikuar nga politika, në mënyrë që pandëshkueshmërisë së qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri t‘i jepet fund sa më parë.

Pas

“E sigurova se do ta dekretoj menjëherë” Meta në humor, ja premtimi që i bëri Bashës

Para

Çfarë po ndodh në plazhin e Velipojës? Pamja e çuditshme shtang pushuesit (FOTO)

Para
Çfarë po ndodh në plazhin e Velipojës? Pamja e çuditshme shtang pushuesit (FOTO)

Çfarë po ndodh në plazhin e Velipojës? Pamja e çuditshme shtang pushuesit (FOTO)

Të Gjitha

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

10 zakone të femrave të suksesshme

10 zakone të femrave të suksesshme

nga Fast News
09:52 | 13/08/2025
0

Recent News

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

10:20 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar