Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha duket se është indinjuar pasi moderatorët e një studioje televizive kanë dalë me maska të zeza në fytyrë ndërkohë që ishin vetëm.
Ai i ka krahasuar këto pamje me videot horror që ISIS bënte dikur për të frikësuar njerëzit.
“Meqe qoftelargu, i ka ndaluar me VKM,, komedite, cirkun dhe estraden, kane filluar ta zevendesojne keta gallataxhinjte.
Sigurisht, qe nuk eshte as pergjegjesia e kolegeve gazetare dhe as deshira e tyre, per kete lloj “spektakli” qesharak…
Eshte ide dhe urdher nga zinxhiri komandues, qe i di me mire dhe i mendon me thelle, keto pune.
Se pari, duket e stisur keq, qe dy moderatore, te cilet komunikojne nga dy studio te ndryshme dhe nuk kane askend afer qe tu rrezikoje shendetin nga Covid-19, mbajne ne fytyre maska te zeza me logon Report tv.
Mbase marketingu po kujdeset, per ti bere reklame, maskes se re me logon e Report.
Ose zinxhiri komandues, ka gjetur nje menyre per te terhequr vemendje, duke u vendosur maska pis te zeza ne mes te vapes se korrikut, moderatoreve, qe jane te vetem ne studio.
Aq qesharake eshte kjo skene, sa nuk ka asnje tv ne bote, qe shfaq me maske te zeze ne fytyre, moderatorin qe moderon live, i vetem ne studio.
Kjo gje ka ndodhur vetem ne ato videot horror, qe ISIS, shperndante ne internet, per te tmerruar boten, ku xhelati qe i priste koken ndonje perendimori viktime, mbante maske te zeze ne fytyre, qe te mos identifikohej.”-shkruan Artan Hoxha.
Më tej, ai thekson se po i njëjti televizion një natë më parë, në një ambient të mbyllur, pesë persona qëndronin ne nje distance vetem 5 metra katrore, pa maska ne fytyre dhe pa u shqetesuar fare nga rreziku i Covid-19.
“Se dyti, na i kurseni keto skena humori te deshtuar, ne keto dite te nxehta korriku, sepse vetem 12 ore me pare, te enjten ne mbremje, i njejti tv, transmetonte live nje emision politik, me moderatorin dhe 4 paneliste te nderuar, te ftuar ne studio.
Te peste qendronin perballe njeri tjetrit, ne nje distance vetem 5 metra katrore dhe ne nje ambjent te mbyllur, pa maska ne fytyre dhe pa u shqetesuar fare nga rreziku i Covid-19.
Çudi e madhe, mbreme ne darke virusi ishte i parrezikshem me 5 persona ne studio, ndersa sot ne mengjes, virusi eshte tmerresisht kercenues edhe me nje moderator tek pull ne studio, qe lexon titujt e gazetave…
Kesaj i thone, hajde qeshim, se nuk qajme dot…:”, thekson ndër të tjera Artan Hoxha.