Ministria e Shëndetësisë raporton situatën e krijuar nga pandemia në 24 orët e fundit. Një person ka humbur jetën, si pasojë e virusit, dhe janë shënuar 81 raste pozitive.
Pacienti që ka humbur jetën është nga Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.
MSH thekson se situate vazhdon të mbetet serioze, ku tregon se në dy spitalet po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë shprehet se virusi do të vazhdojë të transmetohet, nëse qytetarët nuk do të ndërgjegjësohen.