Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka nxjerrë së fundmi një video.
Në të shfaqet kryeministri Edi Rama që bën premtime për rritjen e rrogave në vitin 2017.
Por sipas Tabakut, Rama ka premtuar dikur rritje, por sot Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon.
Postimin ish-deputetja e ka shoqëruar dhe me pamjet përkatëse të takimeve të kryeministrit përpara zgjedhjeve elektorale të 2017.
‘Edi Rama ka (keq)qeverisur duke u dhënë shqiptarëve lugën bosh.
Premtoi rritje pagash, por sot Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon dhe me konsumin më të ulët në rajon.
Taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën!
Premtime elektorale dhe gënjeshtra, kaq është e gjithë qeverisja e Ramës!’, shkruan Jorida Tabaku në rrjetet sociale, krahas videos.