• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në dietë ose jo uria e papritur dhe pa fre i ngacmon të gjithë herë pas here.

Ushqimi është sigurisht shumë i rëndësishëm për trupin dhe energjinë, por edhe ky proçes ka limitet e tij.





Prandaj këshillohet që edhe ataket nga uria e tepërt të kontrollohen me shumë kujdes.

Ndonëse do dëshironit të konsumonit menjëherë çfarë ju del para në frigorifer, mos e bëni me çdo ushqim.

Ka disa ushqime plot vlera të cilat ngopin stomakun pa e dëmtuar dhe fryrë atë.

Në këtë artikull listohen disa nga këto ushqime të cilat ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe peshën tuaj ideale.

Më poshtë i gjeni të listuara dhe të shpjeguara njëra pas tjetrës.

Kosi

Kosi është padyshim është një burim proteinash që ndihmojnë në frenimin e urisë së tepërt.

Rreth 150 gr kos përmban 130 kalori dhe 11 gramë proteina dhe shumë pak sheqerna apo yndyrë.

Nëse ndiheni të uritur jashtë vakteve të zakonshme apo në mes të natës mund të konsumoni pa problem një gotë kos.

Supa

Supa padyshim është një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinat dhe traditën botërore.

Përveç shumëllojshmërisë në përgatitje, supa këshillohet shpesh si një kurë e mirë edhe ndaj sëmundjeve inflamatore.

Një supë me perime, erëza dhe lëng mishi do të ishtë zgjedhja ideale për të mbushur stomakun në mënyrë të shëndetëshme.

Kini kujdes të mos i shtoni përbërës të tjerë si djathi apo shumë makarona në mënyrë që kaloritë të mos rriten.

Frutat e pyllit

Kombinimi i frutave të pyllit është i njohur për vetitë e mrekullueshme dhe shijen e mirë.

Këto fruta të egra janë të pasura me antioksidantë të cilët ndihmojnë trupin të rigjenerohet.

Rreth 150 gramë fruta të thata përmbajnë vetëm 90 kalori dhe 3,6 gramë fibra, gjë që është një shpëtim për organizmin tuaj.

Përmbajnë me shumicë edhe një substancë të quajtur pektinë e cila ndihmon në parandalimin e zbrazjes së shpejtë të stomakut nga ushqimet.

Vezët

Vezët konsiderohen si një nga ushqimet më me vlera në botë që i dhurojnë trupit shumë energji.

Një vezë mesatare përmban 70 gramë kalori dhe 6 gramë proteina të përziera me një sërë vitaminash dhe antioksidantësh.

Në këtë mënyrë stomaku juaj qëndron i ngopur dhe organizmi pasurohet me vlera duke mos shtuar në peshë.

Peshku

Peshku është ushqimi perfekt për të mbajtur peshën e duhur, pasi është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori.

Proteinat skanë aftësi t’a mbajnë trupin të ngopur më gjatë duke mbajtur nën kontroll urinë pa shkak.

Gjiza

Si një nënprodukt i qumështit sigurisht është e pasur me proteina.

Sigurohuni të zgjidhni gjizën pa kripë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet në trupin tuaj.

Konsumimi i pak gjize të freskët do të ishte ideal për të ndaluar urinë.

Patatet

Patatet mund të jenë shumë të shëndetëshme nëse gatuhen në mënyrën e duhur.

Përzgjidhini ato sa më të freskëta dhe konsumojini të ziera me gjithë lëkurë.

Mund ti spërkasni me shumë pak vaj ulliri pak krripë dhe rigon të zi për të përfituar shumë vlera dhe shije të mrekullueshme.

Mishi i bardhë

Tek mishi i bardhë futet ai i pulës, i gjelit apo gjelit të detit.

Janë të pasur me proteina dhe kanë shumë pak kalori.

Prandaj gatuajini me pak vaj dhe konsumojini kur ndiheni të uritur, pasi nuk do të ndikojnë peshën tuaj dhe do t’ju mbajnë të ngopur.

Bishtajoret

E gjithë familja e bishtajorëve është një zgjedhje e mirë, por kini kujdes me gatimin e tyre.

Të mbani parasysh sasinë e vajit apo kripës që i shtoni është shumë e rëndësishme.

Këshillohen si një mënyrë e mirë për të qëndruar të ngopur për një kohë të gjatë.

Tërshëra

Tërshëra këshillohet nga dietologët si një nga mënyrat më të sigurta dhe të shkëlqyera për të humbur në peshë.

Jo vetëm që nuk ka shumë kalori, ky ushqim është i pasur me fibra dhe ka veti të mëdha ngopëse.

Një tas tërshërë përmban vetëm 150 kalori dhe plot fibra e proteina që kanë një efekt të madh mbi frenimin e urisë.

Sa kalori duhet të konsumoni

Dietologët prek kohësh sugjerojnë disa shifra përsa i përket kalorive.

Sasitë e yndyrnave, energjisë apo mineraleve të tjera që njeriu merr nëpërmjet ushqimit janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e peshës së dëshiruar.

Nga këto shifra për femrat rekomandohet 1300-1500 kalori për të humbur në peshë ndërsa 2000 kalori për të shtuar në peshe.

Tek meshkujt shifrat janë më të larta dhe fillojnë nga 2000 kalori për të humbur në peshë ndër mbi 2500 për të shtuar./AgroWeb.org

Pas

Tronditet Fushë-Kruja/ Shpërthim i fuqishëm gjatë natës, policia jep detajet e para

Para

“Edhe 100 vjeç, e shtrenjta jonë” Pamje prekëse nga Infektivi, fëmijët urojnë nënën e intubuar për ditëlindje (FOTO)

Para
“Edhe 100 vjeç, e shtrenjta jonë” Pamje prekëse nga Infektivi, fëmijët urojnë nënën e intubuar për ditëlindje (FOTO)

“Edhe 100 vjeç, e shtrenjta jonë” Pamje prekëse nga Infektivi, fëmijët urojnë nënën e intubuar për ditëlindje (FOTO)

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar