• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Marrëdhënia me Bashën, Kim: Detyra ime nuk është që të vendos se kush e udhëheq vendin

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Përurohet memoriali i Holokaustit/ Flet ambasadorja Kim: Le ta bekojmë popullin shqiptar për mbrojtjen e miqve hebrenj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të intervistës së saj për emisionin “Real Story” në ‘News24’ ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur në lidhje me raportet mes SHBA-ve dhe Partisë Demokratike. Kim theksoi se detyra e saj nuk është që të vendos se kush do të udhëheq një parti apo një vend. Ajo tha se si diplomate angazhohet me këdo që është në pushtet, në mënyrë legjitime.

Mes të tjerash diplomatja amerikane u ndal dhe tek manifesti i 2 marsit, që u thirr nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.





“Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të jenë të qartë se cili është pozicioni i SHBA. Nuk përfaqësoj askënd tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk flas në emër të askujt tjetër përveç Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kur mendoj se mund të ketë ndonjë keqkuptim se ku qëndrojnë Shtetet e Bashkuara ose ku qëndron Presidenti, atëherë është detyra ime të sigurohem që shprehet perceptimi korrekt”,– tha Kim.

Sokol Balla: Le të flasim për diçka që më ka interesuar vërtet ndoshta që nga dhjetori 1990 kur u lind Partia Demokratike. Dhe faktikisht, marrëdhëniet me SHBA u rivendosën pak muaj më vonë. Ironikisht, unë them gjithmonë që kur vjen puna tek marrëdhëniet midis SHBA dhe Partisë Demokratike, SHBA ka humbur gjurmët e pacientit zero, po të përdorim gjuhën e Covid-19. Nuk e di pse, por gjithmonë e kam menduar PD-në një investim politik të ri të SHBA në këtë vend, mirëpo pastaj gjithmonë keni probleme me të. Jo me partinë, por me udhëheqjen. A ka shkuar diçka keq?

Ambasadorja Kim: Mendoj që marrëdhëniet janë komplekse. Ndryshojnë me kalimin e kohës. Por mendoj që marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara si vend dhe Shqipërisë si vend, amerikanëve si popull dhe shqiptarëve si popull, mbetet jashtëzakonisht e fortë dhe unë e shoh vetëm të forcohet edhe më tej.

Sokol Balla: Gjëja tjetër për të cilën doja t’ju pyesja është pse vazhdoni i falni disa njerëz që bëjnë gabime, dhe pastaj prapë janë Luli Basha, Luli Basha, Luli Basha për ju?

Ambasadorja Kim: Nuk jam e sigurt nëse e kuptoj ç’doni të thoni.

Sokol Balla: Nuk e di, duket sikur që nga 2019 me krizën politike, Z. Basha ka bërë le të themi disa gabime, që janë konsideruar gabime nga SHBA, por ju prapë e falni.

Ambasadorja Kim: Nuk jam e sigurt çfarë nënkuptoni me këtë, por detyra ime nuk është të vendos kush është drejtuesi i secilës parti. Këtë e vendosin partitë. Detyra ime nuk është të vendos kush e udhëheq vendin. Këtë e vendos populli shqiptar. Dhe, si diplomate, unë angazhohem me këdo që është në pushtet, në mënyrë legjitime, dhe angazhohem me këdo është në gjendje të ndikojë ngjarjet në mënyrën e duhur.

Sokol Balla: Thoni se nuk është detyra juaj se kush e udhëheq vendin. Pastaj, pse ishte ai reagimi i fortë më 2 mars? Ishte vetëm për të mbrojtur flamurin amerikan?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të jenë të qartë se cili është pozicioni i SHBA. Nuk përfaqësoj askënd tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk flas në emër të askujt tjetër përveç Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kur mendoj se mund të ketë ndonjë keqkuptim se ku qëndrojnë Shtetet e Bashkuara ose ku qëndron Presidenti, atëherë është detyra ime të sigurohem që shprehet perceptimi korrekt.

Sokol Balla: Ndoshta për herë të parë në shumë vite, ndoshta nga 2016 kur u miratua reforma në drejtësi në parlament dhe sot, për herë të parë shohim një lloj armiqësie ndaj, nuk po them kundër, Shteteve të Bashkuara. Ju e dini shumë më mirë se unë që ne jemi një vend shumë pro-amerikan. Shumë prej nesh mendojnë dhe besojnë se duhet të jemi shteti i 51-të i SHBA. Pse mendoni se është kjo lloj armiqësie? A mendoni se është për shkak të influencave të tjera apo për shkak të asaj që SHBA po bën kur vjen fjala tek reforma në drejtësi në këtë vend.?

Ambasadorja Kim: Mendoj se nëse lexon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty flitet për konkurrencën e fuqive të mëdha, rilindjen e konkurrencës midis fuqive të mëdha. Dhe mendoj se e shihni pjesë të kësaj të luhet në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, dhe pjesën tjetër të Evropës dhe pjesën tjetër të botës.  A ka disa që do të donin t’i shfrytëzonin këto çështje? Sigurisht. Por kur dal në rrugë dhe kur flas me qytetarët shqiptarë, të gjithë tërësisht nuk shprehin asgjë tjetër veç miqësisë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe shpresoj ta dinë që kjo ndjenjë është e ndërsjellë dhe e shoh si detyrën time numër një që të sigurohem që ajo miqësi, ajo aleancë, qëndron sa më e fortë që të jetë e mundur.

 

Pas

Habit Majko: Nëse është e nevojshme do të krijojmë koalicion me LSI-në

Para

Pandemia/ Infektohet punonjësja, mbyllet kopshti në Tiranë

Para
Pandemia/ Infektohet punonjësja, mbyllet kopshti në Tiranë

Pandemia/ Infektohet punonjësja, mbyllet kopshti në Tiranë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar