Policia kufitare ka arrestuar dy shtetas të huaj, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Bëhet me dije se të dy kanë qenë lindur dhe banues në Turqi.
Sipas njoftimit të policisë, ata kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë
Njoftimi i policisë:
Rinas
Policia Kufitare arreston 2 shtetas të huaj, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.
Më datë 06.07.2020, në PKK Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi.
Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.