• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndotja e mjedisit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ndotja e mjedisit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për ndotjen e mjedisit, të cilët thonë se institucionet përgjegjëse shtetërore nuk kanë vepruar.

KShH shprehet se rastet e përsëritura të ndotjes janë kërcënim për mjedisin dhe sipas tyre, mbrojtja e një mjedisi të pastër është jetësore.





“Ka më tepër se 10 ditë që banorëve të Çermës në Bashkinë e Divjakës u rrezikohet shëndeti (në mënyrë të veçantë i fëmijëve të tyre) nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin. Menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë vazhdon të jetë problem. Me pasoja tepër të dëmshme është edhe gjendja e plehrave në Kavajë, sidomos për faktin se bashkë me to, digjen mbetjet spitalore, kur dihet se për trajtimin e tyre ka dispozita të veçanta. Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që koshat përbri rrugëve, afër të cilëve kalojnë këta përrenj, përdoren shumë pak”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KShH.

Deklarata e plotë:

RASTET E PËRSËRITURA TË NDOTJES JANË KËRCËNIM PËR MJEDISIN E SHËNDETSHËM SI DHE PËR BREZAT E SOTSHËM DHE TË ARDHSHËM (NENI 59 I KUSHTETUTËS)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) edhe më parë ka reaguar publikisht për ndotjen e mjedisit dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore. Mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i një mjedisi të pastër është jetësore për shëndetin e njerëzve. Autoritetet publike kanë detyrimin pozitiv të kujdesen për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin të marrin masa ndëshkuese ndaj personave juridikë apo fizikë që i shkelin legjislacionin në fuqi.

Nisur nga zhvillimet e fundit në media, KShH vëren disa raste të publikimit të informacioneve të shoqëruara me pamje filmike, të gjendjes shqetësuese të ndotjes në disa zona të vendit. Në këtë drejtim, zëri i njerëzve që shprehet edhe nëpërmjet protestave nuk dëgjohet. Kështu p.sh.: ka më tepër se 10 ditë që banorëve të Çermës në Bashkinë e Divjakës u rrezikohet shëndeti (në mënyrë të veçantë i fëmijëve të tyre) nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin. Menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë vazhdon të jetë problem. Me pasoja tepër të dëmshme është edhe gjendja e plehrave në Kavajë, sidomos për faktin se bashkë me to, digjen mbetjet spitalore, kur dihet se për trajtimin e tyre ka dispozita të veçanta. Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që koshat përbri rrugëve, afër të cilëve kalojnë këta përrenj, përdoren shumë pak.

Sidomos gjatë muajve të karantinës, për shkak të pandemisë, situata paraqitet e rënduar. KShH vëren se përkundrejt nevojës për të forcuar kontrollin dhe sanksionimin e ndotësve, në fakt kjo rezulton të jetë dobësuar nga organet ligjzbatuese si Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), Policia e Shtetit, etj.

Edhe pse organet përkatëse të qeverisjes vendore shpesh herë janë në dijeni, ato në mjaft raste kufizohen me dhënien e premtimeve apo kalimin e përgjegjësisë tek organet kompetente. Është kjo arsyeja që KShH ju sugjeron Institucioneve në nivel qendror dhe në mënyrë të veçantë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që të urdhërojnë dhe kontrollojnë zbatimin rigoroz të ligjit, të bashkëpunojnë në mënyrë efektive duke i dhënë rëndësi parësore verifikimit të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave të sinjalizuara në media.

KShH thekson se shteti ka detyrimin pozitiv të reagojë në mënyrë proaktive në të gjitha ato raste kur ndërmarrjet apo kompanitë e ngarkuara me menaxhimin e plehrave dhe në përgjithësi me ruajtjen e pastër të mjedisit nuk zbatojnë detyrat e tyre, gjë që shoqërohet me pasoja të dëmshme në shëndetin dhe jetën e njerëzve. Sipas KShH-së, në këtë drejtim kërkohet më tepër transparencë dhe llogaridhënie. Premtimet boshe apo ushtrimi i veprimtarisë në mënyrë të fragmentarizuar dhe me fushata afatshkurtra, nxisin ankesat e përsëritura dhe nuk sjellin përmirësim real të gjendjes.

Pas

Fjalor ofendues ndaj kolegëve, Vittorio Sgarbi nxirret me dhunë nga parlamenti

Para

ISHSH në aksion / Gjobit dy biznese, pezullon aktivitetin e një fasonerie

Para
ISHSH në aksion / Gjobit dy biznese, pezullon aktivitetin e një fasonerie

ISHSH në aksion / Gjobit dy biznese, pezullon aktivitetin e një fasonerie

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar