Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Mësohet se një nga atentatorët e ekzekutimit të tyre, tashmë i shpallur në kërkim, është djali i një efektivi policie në komisariatin e Kurbinit. Bëhet fjalë për Klaudio Përkolën, 21 vjeç, i cili rezulton djali i Gjovalin Përkola.
Ky i fundit rezulton të jetë pjesë e organikës së komisariatit të Laçit. 21-vjeçari, prej tre ditësh është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, ndërkohë mësohet se babai i tij Gjovalini, po negocion me drejtuesit e policisë për të realizuar dorëzimin e djalit të tij. Ndaj të atit të djalit, që është në kërkim ka nisur procedura për pezullimin nga detyra, raporton Report tv.
Ndër të tjera bëhet e ditur se mjrti tip Golf 5 i zi, që u përdor nga atentatorët është në pronësi të Shpëtim Bodurit nga Tirana.