• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“IKMT ka dëmtuar hapësirën publike në plazhin e Velipojës”, Voltana Ademi shkresë 6 institucioneve

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“IKMT ka dëmtuar hapësirën publike në plazhin e Velipojës”, Voltana Ademi shkresë 6 institucioneve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka dërguar një shkresë 6 institucioneve vendore në lidhje me dëmet që IKMT ka shkaktuar në plazhin e Velipojës.

Ademi ka identifikuar disa nga shkeljet, në shkresën e saj, që është në dijeni edhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, ku kërkon zbatimin korrekt të masave administrative në bazë të ligjit në fuqi.





Kryetarja e Bashkisë Shkodër thotë se janë bërë dëmtimë të mjedisit urban, hapësirës publike, territorit të Bashkisë Shkodër dhe të ekonomisë lokale.

Ndërkohë janë shembur 24 biznese pa leje në plazhin e Velipojës, si dhe pati përplasje mes pronarëve dhe policisë.

Shkresa e plotë:

Lënda: Për kundravajtjet në Velipojë nga ana e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit: mbi prodhimin dhe hedhjen e inerteve në vende të pamiratuara dhe ndotje akustike, shkaktuar nga ana e tyre përmes shembjes së strukturave në brezin ranor në njësinë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër

PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

KËSHILLIT TË QARKUT SHKODËR

DREJTORISË RAJONALE TË MJEDISIT SHKODËR

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SHKODËR

ADMINISTRATËS TË ZONAVE TË MBROJTURA, SHKODËR

DREJTORISË RAJONALE TE SHËNDETIT PUBLIK SHKODËR

Për dijeni:

PROKURORISË  PRANË GJYKATËS TË SHKALLËS TË PARË SHKODËR

Në vijim të situatës aktuale në Velipojë, pas veprimeve në kundërshtim me procedurën administrative ligjore, të pasuar nga dëmtime, të shkaktuara nga IKMT, e mbëshetur nga  Drejtoria Vendore e Policisë , vërej që:

Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë, me veprime të pa bëra me dije në formë zyrtare, apo tjetër, në mungësë të plotë transparence, komunikimi dhe bashkërendimi me Bashkinë Shkodër, ka shembur struktura në plazhin e Velipojës, duke pasuar me një gjendje të jashtëzakonshme të dëmtimit të hapësirës publike dhe bregut të plazhit në këtë periudhë të fillim sezonit turistik. Ekzistojnë grumbuj të mëdhenj të interteve e materialeve përgjatë të gjithë vijës bregdetare, për pasojë kanë shkaktuar një dëm të konsideruaeshëm në infrastrukturën publike në plazh, në imazhin e qytetit dhe të sektorit të turizmit të Shkodrës.

Gjatë veprimeve të kundraligjshme janë shkelur një sërë detyrimesh ligjore, duke përbërë kësisoj kundravajtje administrative dhe dëmtime të mjedisit urban, hapësirës publike, territorit të Bashkisë Shkodër dhe të ekonomisë lokale:

Janë shkelur ligjet dhe aktet normative si më poshtë:

–        Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“ i ndryshuar,

–        Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,

–        Ligji nr. 10296,  datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” të ndryshuar,

–        Ligji nr .10 279, datë 20.5.2010 ‘Për kundërvajtjet administrative’,

–        Ligji nr.9780, datë 16.7.2007 ‘Për inspektimin e ndërtimit’ të ndryshuar,

–        Ligji nr.10 463, datë 22.9. 2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” i ndryshuar, Ligji nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”,

–        Ligji nr.9010, datë 13.02.2003 “Për Administrimin Mjedisor të Mbetjeve të Ngurta”,

–        Ligji nr.8094, datë 23.03.1996 “Për largimin publik të mbeturinave”,

–        Ligji nr.9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” të ndryshuar;

–        VKM nr. 123, datë 12.02.2011 “Për miratimin e planit kombëtar për menaxhimin e zhurmave në mjedis”;

–        VKB nr.1, dt 22.01.2016 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër” të ndryshuar;

–        VKB Nr.83, date 26.12.2017 “Për miratimin e Planit Lokal të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane 2017-2020”;

–        VKB nr.22,datë 18.04.2019 “Për miratimin e planit lokal të veprimit për zhurmat në mjedis”,

Për sa më sipër kërkoj zbatimin korrekt të masave administrative dhe penaliteteve zhdëmtuese, në bazë të ligjit dhe akteve nëligjore në fuqi.

Njëkohësisht, në çdo rast dëmtimi të aseteve dhe hapësirës publike, krahas masës administrative, subjektet kundravajtëse janë të detyruara të kthejnë ambientin në gjendjen e mëparshme, ose të zhdëmtojnë vlerën e dëmit të shkaktuar sipas vlerësimit nga Bashkia e Shkodrës.

Pas

Rama në mbrojtje të Veliajt, reagon Basha: E vërteta e tij është plaçkitja e shqiptarëve

Para

Situatë alarmante, në QSUT mbërrijnë 30 respiratorë

Para
Situatë alarmante, në QSUT mbërrijnë 30 respiratorë

Situatë alarmante, në QSUT mbërrijnë 30 respiratorë

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar