Ka vijuar në ditën e saj të dytë protesta e maturantëve pas gabimeve në provimin e maturës për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.
Në këtë ditë të dytë të protestës maturantët kanë protestuar në disa qytete të ndryshme, por në Tiranë kanë qenë disi më të shumtë.
Maturantët në këto momente janë mbledhur para ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë një takim me ministren.
Ata kanë hartuar edhe një dokument/draft se si mund të dilet nga situata, por që nuk është pranuar nga ministria.
Pas këtij refuzimi, maturantët, por të mbështetur edhe nga studentë dhe aktivistë kanë qelluar me vezë dhe miell në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit.
Gjithashtu kanë bllokuar për disa minuta edhe “rrugën e Durrësit”.
Ndërkohë edhe në këtë ditë të dytë të protestës së studentëve nuk kanë munguar thirrjet dhe memet kundër ministres Shahini, por edhe hartuesve të tekstit të provimit të Gjuhës Shqipe.