Deputetja Rudina Hajdari ka folur nga godina e Kryesisë së Kuvendit, ku opozita parlamentaredo zhvillojë takimin me kryeministrin Rama për votimin e draftit për Reformën Zgjedhore.
Në intervistën e saj para mediave, Hajdari u shpreh se opozita nuk do të votojë asnjë Reformë me vota të blera, por do të shohë sa do e mbajë Rama premtimin për ndryshimin e sistemit.
Hajdari u shpreh se Rama ka dhënë fjalën se do të diskutohet edhe për ndryshimin e sistemit.
Deklarata e Rudina Hajdarit:
Sot kemi ardhur të shikojmë nëse Edi Rama do e bëj ndryshimin e sistemit apo jo. Apo do e marri topin dhe do e fshehi. Ne nuk mund të votojmë një reformë me vota të blera. Tani është shanci për PS të mbajë premtimin dhe të eci përpara për të ndryshuar sistemin.
Do shkoj në atë mbledhje për të parë në se PS vërtet do e mbaj atë premtim. Se thanë do e shikojmë opsionin e ndryshimit të sistemit pas marrëveshjes.