Ditën e sotme ka vijuar protesta “Për fëmijërinë e Vjedhur” në qytetin e Shkodrës.
Protestuesit kanë kërkuar forcimin e dënimit për abuzuesit, ndërkohë që marshonin me pankarta në duar.
“Ne jemi sot këtu për t’i dhënë zë atyre që nuk kanë. Jemi sot këtu për të rritur ndërgjegjësimin e kësaj shoqërie për t’i thënë jo dhunës. Jemi sot këtu më fëmijët dhe për fëmijët. Fëmjët janë motivi i çdo dite,” është shprehur një nga protestueset në megafon.
Kujtojmë që protesta të shumta në qytetet të ndryshme janë zhvilluar ditët e fundit nën moton ‘Për fëmijërinë e vjedhur’.
Protestat dhe marshimet nisën pas lajmit tronditës për mbarë opinionin publik, ku roja i shkollës abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren.