Ditën e sotme ishte provimi i parë i maturës shtetërore, ai i gjuhës së huaj anglisht, që filloi në orën 10:00.
Pasi kanë përfunduar provimin, maturantët kanë dalë me lot në sy e disa kanë dalë të gëzuar, ku kanë përqafuar prindërit që i prisnin jashtë shkollës.
Ndërkohë, provimi i sotëm u zhvillua në bazë të rregullave mbrojtëse kundër COVID-19.
Në fotot e mëposhtme, shihet që nxënësit janë të paisur me maska dhe doreza dhe gjithashtu kanë ruajtur distancimin social.