Operatorët turistikë kanë kundërshtuar mënyrën sesi kryeministri mendon të hapë plazhet, duke filluar nga qershori. Kliton Gerxhani, nënkryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve shpreh rezerva të forta sesi mund të bëhet kjo, në kushtet kur Shqipëria nuk ka hequr ende karantinën për ata që vijnë nga jashtë. Gërxhani ngre katër pyetje të thjeshta për qeverinë dhe mënyrën sesi mendon ajo ta zhvillojë turizmin.
“Protokolli i masave të të bërit plazh është akoma draft, dhe bizneset duhet të dinë nëse do hyj në fuqi e do zbatojnë 50 faqe rregulla, 10 faqe rregulla, apo asnjë rregull? Nëse do zbatojnë ndonjë masë duhet a. Të investojnë për pajisjet dhe b. Të trajnojnë stafin. Dhe kanë vetëm edhe 1 javë për të qenë gati, ndërkohë që shteti nuk është gati?!”, shkruan Gërxhani në facebook.
POSTIMI I PLOTË
C’kuptim ka trumpetimi i hapjes së plazheve në qershor kur:
- Karantinimi nuk është hequr?!
- Protokolli i masave të të bërit plazh është akoma draft, dhe bizneset duhet të dinë nëse do hyj në fuqi e do zbatojnë 50 faqe rregulla, 10 faqe rregulla, apo asnjë rregull? Nëse do zbatojnë ndonjë masë duhet a. Të investojnë për pajisjet dhe b. Të trajnojnë stafin. Dhe kanë vetëm edhe 1 javë për të qenë gati, ndërkohë që shteti nuk është gati?!
- Themi që shpresën e kemi tek turizmi vendas, por turistit vendas i heqim mundësinë të lëvizë me makinë (të shtunë e të dielë kur është pushim)?!!
- Dhe për t’i dhënë optimizëm që të bëj pushime të gëzuara, i themi që nga tetori deri në mars, fundjavave nuk do lëvizë përsëri me makinë, pra i kujtojmë terrorin e mbylljes psiqike, dhe bizneseve të turizmit u kujtojmë mbyllje për 6 muaj të tjerë (ose mbyllje përfundimtare!) ?!