Dalëngadalë ka nisur lehtësimi i masave dhe rihapja graduale e vendit, prandaj qytetarët janë mjaft të interesuar të dinë se kur do i rikthehet normalitetit transporti public.
Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, Rixhin Qoshja, u shpreh se po bëhen përshtatje bazuar në modelet europiane për mënyrën sesi do bëhet transporti i pasagjerëve . ai theksoi se nuk do ketë më shumë persona se 25% e kapacitetit të autobusëve.
Deklarata e Rixhin Qoshjas:
Jemi duke bërë disa adaptime bazuar në modelet që janë bërë në Europë për të kuptuar kapacitetin e pasagjerëve që mund të transportojmë. Jemi ende ne pritje të protokollit final. Me rregullat e reja që do aplikojmë, s’mund të qarkullojnë më shumë se 25% e qytetarëve në një mjet duke ruajtur distancën e sigurisë.
Për ne si operatorë është problem për sa kohë nuk kemi një mbështetje financiare, pasi me 25% te kapacitetit është e pamundur.
Përderisa autobusi është ambient i mbyllur do të jenë të njëjta kushte që përdoren sot në ambientet e mbyllura. Në lidhje me fatorinon, ky është problem sepse s’mund të respektojmë distancën e sigurisë me fatorinon. Kjo mbetet për t’u zgjidhur nga autoritetet përkatëse
Mendoj se po, do nisim punën, gjithë kjo kohë që ka kaluar tani është shumë. Madje ne duhet të kishim filluar më shpejt akoma. Prishtina ka filluar javën e kaluar. Kështu që dhe ne duhet të rifillojmë me patjetër. Por duhet që të kuptojmë skemën financiare se si do funksionojmë dhe patjetër kushtet e sigurisë në transportin publik.
Detyrim kryesor për qytetarët do të jenë maska dhe dorezat.
Ndër të tjera, po shihet si mundësi që urabnët të funksionojnë pa faturino, por të gjendet një mënyrë alternative.
Kryeministri Rama njoftoi që nga fundi i kësaj jave do kemi një datë të saktë se kur dhe si do funksionojë transporti urban dhe ai ndër-qytetas.