Pak momente më parë një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë të ditur se një motor është përplasur me një shtyllë elektrike.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se për pasojë ka mbetur i plagosur 30-vjeçari me iniciale B.LL, i cili është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Sakaq, bëhet me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.