• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“La gjurmë të thella” Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku demokrat, Basha mesazh ngushëllimi

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“La gjurmë të thella” Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku demokrat, Basha mesazh ngushëllimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i trishtë vjen së fundmi për Partinë Demokratike.

Mësohet se është ndarë nga jeta Preng Toma, ish-kryetari i degës lokale të PD në Mirëdite dhe njëkohësisht ish-kryetari i Bashkisë së Rrëshenit.





Lideri demokrat Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi, duke përkujtuar angazhimin dhe përkushtimin e të ndjerit në PD, si një prej drejtuesve model dhe shembullor të saj por edhe për rolin e tij në drejtimin e pushtetit vendor.

MESAZHI I PLOTE I BASHES

Mësova me hidhërim të thellë largimin para kohe nga jeta të Preng Tomës, njërit prej drejtuesve historikë të Partisë Demokratike në Mirditë. I mirënjohur për kontributin e tij pedagogjik shumëvjeçar në fushën e edukimit fizik, e posaçërisht si trajner i ekipit të volejbollit të vajzave të Minatorit, ekipit që ishte shndërruar në krenari të zonës për shkak të rezultateve të suksesshme në nivel kombëtar, Preng Toma ishte një qytetar i angazhuar që ja kushtoi jetën zhvillimit të krahinës së Mirditës.

Drejtues i shkëlqyer vendor, në komunën e Kthellës (1996-2003) e më pas në Bashkinë e Rrëshenit (2003-2007), Preng Toma ishte që prej vitit 1996 një nga njerëzit më të votuar nga komuniteti në të gjithë Qarkun e Lezhës. Partia Demokratike ishte e nderuar që pati në radhët e veta si drejtues Preng Tomën, si në ditët e pushtetit, por edhe në ditët kur përçonte në të gjithë Shqipërinë modelin e opozitës morale, standardin e fortë të politikës qytetare, dhe qëndrestare që lufton për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari.

Preng Toma la gjurmë të thella në historikun e ri të pushtetit vendor në Shqipëri dhe me emrin e tij lidhen disa prej investimeve të rëndësishme që janë kryer këto vite në komunën Kthellë dhe bashkinë e Rrëshenit. Me largimin e tij të parakohshëm nga jeta, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë dhe qytetarët e Mirditës e dega e Partisë Demokratike të Mirditës njërin nga drejtuesit e saj më të spikatur. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve. U prehtë në paqe!

 

Pas

Çfarë po ndodh me Schumacher? Trondit shoku i skuadrës: Unë di gjithçka, kam informacion direkt

Para

Babë e bir kultivonin k*nabis në fshat/ Arrestohet 58-vjeçari, shpallet në kërkim djali

Para
Babë e bir kultivonin k*nabis në fshat/ Arrestohet 58-vjeçari, shpallet në kërkim djali

Babë e bir kultivonin k*nabis në fshat/ Arrestohet 58-vjeçari, shpallet në kërkim djali

Të Gjitha

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
10:30 | 22/06/2025
0

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

11:00 | 22/06/2025
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

11:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar