• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ju dhj*fsha mjekrat e mustaqet” Artan Fuga ‘shpërthen’ për Teatrin: I vogli madhështor, kush të meritonte nga ne?

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Ju dhj*fsha mjekrat e mustaqet” Artan Fuga ‘shpërthen’ për Teatrin: I vogli madhështor, kush të meritonte nga ne?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka ardhur dhe reagimi i akademikut dhe profesorit Artan Fuga.

Profesori prej kohësh njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe mosshembjen e ndërtesës, por restaurimin e saj.

Ai e quan këtë godinë si kurbanin e së keqes dhe sipas tij Teatri ishte burimi i parave për mijëra mustaqellinj dhe mjekraxhinj.

“Në fund e bëre shërbimin tënd:

na detyrova të luanim komedinë tonë para syve të tu që ulën qerpikët me turpin për ne!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Luajte tragjedinë tonë reale,

si për të na hapur sytë,

kur ike në pluhurin e harresës,

të historisë,

duke mbyllur sytë e tu,

nën sjellavjelljen e thirmave të deputetëve maskarenj”, shprehet Fuga.

Vargjet

Në një postim në FB, Fuga shkruan:

Teatri,
pa hipokrizi,
pa rrena,
kundër barbarëve,
jo si pretekst,
i papronësuar nga askush,
i pambrojtur,
tradhëtuar,
i lirë për t’u dashur ose neveritur si arkitekturë,
përtej shijeve estetike të diktatorit qesharak,
drama e vetvetes në vite,
i torturuari nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë,
i pazëvendësueshmi,
i palëvizishmi,
i kërkuari me sy përgjithë jetën,
plaga e memorjes urbane,
aktakuza për të gjithë ne që kemi një diplomë në xhep,
i pajetërsueshme nga asnjë kauzë,
turpi i të gjithë aktorëve, rregjizorëve, zorraxhinjve,
i kuintave, prapaskenave,
intrigave,
burimi i parave për mijra mustaqellinj, mjekraxhinj,
ju dhjefsha mjekrat dhe mustaqet,
i paindetifikueshmi me të për të shëruar krizën e anonimitetit,
monumenti pasqyrë ku injoranti shihte veten qartë,
fabrika e roleve dhe nxjerrësi i kallajit të aktrimit politik,
i keqpërdoruri,
belaja për politikën,
argumenti i pisit për të bërë pis të tjerët,
i paprekshmi,
i pambrojtshmi,
boshësia absolute,
mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve,
budallenjve, që jemi ne,
faji i të gjitha fajeve,
lakmuesi i të gjitha idiotizmave vetëmburrëse,
varri i heronjve të paqënë,
humnera e personalitetit tonë prej legenash,
i paharruari,
i parindërtueshmi, ndërtoni mbi të jo kulla tani,
por edhe varreza,
aerodroma ushtarakë,
ndërtesën e delegacionit saharian,
zhgarravisni të gjitha ligjet, kundraligjet dhe peticionet,
ndërtoni xhamitë, kishat dhe teqetë e botës,
kurbani i së keqes,
i pandotshmi,
i vogli madhështor,
Kush të meritonte ty nga ne?
Nê fund e bëre shërbimin tënd:
na detyrove të luanim komedinë tonë para syve të tu që ulën qerpikët me turpin për ne!
Te goditëm me grushte fadromash!
Na kishe ledhatuar në dekada dhe rrahur me shuplakat e prindit,
që i do me nostalgji,
Luajte tragjedinë tonë reale,
sekondën tënde të fundit,
si për të na hapur sytë,
kur ike në pluhurin e harresës,
të historisë,
duke mbyllur sytë e tu të bukur,
të goditëm e thyem hundën e bukur,
të përgjakëm, dhembët t’i thyem,
kishim dashuri të urrejtshme për ty sepse ishim shumë poshtë teje,
e pabashkëmatshme tharrja jonë në shpirt me madhështinë e frymës tënde,
shoqëri e tallavasë ne, e lajmeve me rrena, e kllounëve vetëmburracakë,
donim teatër ne të mosqënët,
ne arixhinjtë e ardhur në një qytet të boshatisur nga zotërinjtë,
ne : tallavatë, arti ynë shkon deri te kamera e fshehtë,
nën sjellavjelljen e thirmave të deputetëve maskarenj!
Sunduar nga personazhet më negativë që na kishe zbuluar,
dalë nga dera, çatia, oxhaku yt,
derdhur në zyra tenderash dhe sallone pritjeje,
ne që donim të të mbroni të huajtë,
thërrisnim fqinjët të mbronim atin që vetë ne rrihnim për vdekje,
Plaga e plagëve që e mohuam brenda një nate!
Qajmë gjoja plagët tona që na bënë policët,
fajësojmë policët që janë mëkatarët e fundit të mëkatit të pashlyeshëm të gjithë një shoqërie,
qajmë dhimbjet tona të paqëna,
i dhimbshuri,
i dhënshmi në dekada për njëzet lekë,
aristokrati,
ku luanim ëndërrat tona me mbretër, kalorës, zonja pylli,

Ik madhështor!

Nuk të meritonim!

Pas

Ndodh në mes të plazhit/ Shkojnë për të përzënë pushuesit, njërit prej policëve i bie të fikët (VIDEO)

Para

Koronavirusi nuk ndalet/ Ky është shteti ku po rritet fuqishëm numri i të infektuarve

Para
Koronavirusi nuk ndalet/ Ky është shteti ku po rritet fuqishëm numri i të infektuarve

Koronavirusi nuk ndalet/ Ky është shteti ku po rritet fuqishëm numri i të infektuarve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

nga Fast News
13:00 | 13/02/2026
0

Inspektimet tek biznesi, Rama lë porosi: Inspektorët, jo gjahtarë, të kryhen mbi bazën e riskut

Inspektimet tek biznesi, Rama lë porosi: Inspektorët, jo gjahtarë, të kryhen mbi bazën e riskut

nga Fast News
12:43 | 13/02/2026
0

Gjërat luksoze pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë

Gjërat luksoze pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë

nga Fast News
12:31 | 13/02/2026
0

Kompensim nga DIVA, do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

Kompensim nga DIVA, do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

nga Fast News
12:26 | 13/02/2026
0

Recent News

10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

13:00 | 13/02/2026
Inspektimet tek biznesi, Rama lë porosi: Inspektorët, jo gjahtarë, të kryhen mbi bazën e riskut

Inspektimet tek biznesi, Rama lë porosi: Inspektorët, jo gjahtarë, të kryhen mbi bazën e riskut

12:43 | 13/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar