Kanë dalë detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 23-vjeçare u përdhunua nga dy të rinj.
Mësohet se ajo kishte kohë që ishte në një lidhje dashurie.
E gjitha nisi më 5 maj të këtij viti, ku i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij.
Menjëherë sapo ishte futur në banesë, e reja ka parë dhe shokun e tij që e njihte më parë.
Të dy ata i kanë dhënë se kishin nevojë për një shumë parash dhe se ajo duhet ti siguronte, madje duhet t’ja kërkonte dhe të afërmve.
Por vajza e ka kundërshtuar këtë gjë, dhe djemtë e indinjuar e kanë përdhunuar të dy.
Pasi abuzuan me të e lanë të largohej. Në gjëndje të rënduar psikologjike, vajza i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.
Ata po ashtu, i kanë bërë presion që vajza të gjejë një mënyrë për t’u dhënë nga pasuria e familjes së saj.
Edhe kur e kanë lënë të lirë që të largohet, ata i kanë kujtuar se do të kthehen prapë tek ajo nëse nuk merr masa për t’u dhënë atë çfarë i kërkuan.
Në gjëndje të rënduar psikologjike, vajza i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.
Një ditë më pas në datën 6 maj 23 vjeçarja ka bërë denoncimin. Për disa ditë policia nisi hetimet dhe vuri nën vëzhgim djemtë. Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemeve, një 25 dhe 26 vjeçar. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit.