Ditën e sotme mjekët në Durrës kanë zhvilluar një protestë, pasi kërkojnë që të paguhen shtesë, njësoj si kolegët e tyrë në Tiranë në spitalet e COVID19.
Sipas mjekëve të qytetit bregdetar, edhe ata janë në vijën e partë të frontit të ‘luftës’me koronavirusin dhe në rrezik, pasi marrin dhe analizojnë tamponët për të zbuluar rastet e reja.
Gjithashtu ata mbajnë në mbikqyrje të riatdhesuarit që janë karantinuar në hotelet e këtij qyteti.
Mjekët kërkojnë dhe të paguhen për orët shtesë të shtunave dhe të dielave duke nisur që nga nëntori i vitit të kaluar.
Në total kjo drejtori ka kryer mbi 2000 tamponë, që nga rasti i parë, deri më sot.
“Kemi punuar 60 orë në javë, jo 40. Kemi shkuar kudo, i kemi bërë SMS Ramës por asgjë. Janë 22 punonjës të prekur. 12 vetë kanë marrë para se janë ca të nënës e ca të njerkës. Pika një e vendimit të Ramës na përfshin dhe neve, por kështu i kanë ndarë. Edhe ato që kanë punuar në vijën e parë të COVID-19 nuk kanë marrë asgjë. Nga nëntori s’kemi marrë asnjë lekë. As për tërmetin. Të tjerët janë ata të koronavirusit dhe nuk kanë marrë asgjë. Mua më keni parë aty sa herë keni ardhur. Drejtoresha nuk zbaton asnjë vendim të ministrisë. Urdhëri i kryeministrit s’njihet. Ata justifikohen me “s’ke punë të dish ti”, lista e shpërblimit u bë e fshehtë. Edhe sot nuk e dimë kush mori para. Në fund të vitit e njëjta gjë. Asnjë punëtor thotë s’dimë gjë. Vetëm ato që do drejtoresha marrin lekë.”-, tha njëri prej mjekëve.
Ndërkohë që edhe të tjerët theksuan marrëdhënien jo fort të mirë mes drejtoreshës së këtij institucioni dhe mjekëve. Jo çdo gjë sipas tyre bëhet për para, por në këtë spital mungon vlerësimi.
“Nuk është vetëm punë shpërblimi, kemi probleme të tjera që nga organizimi, tek vlerësimi i punës sonë. Njësoj siç e tha edhe Ziaji. Jam personi i gabuar. Për mua kush punon duhet të marrë paratë. Unë si mjek vlerësoj punën por s’jap dot më tej. Unë flas për vlerësimin që më është bërë mua sot si mjek. S’është respektuar etika dhe puna. Që nga fillimi, s’na thanë as faleminderit. Është një e tërë.”-u shpreh një tjetër mjek.