Vijon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Krujë, duke u kthyer kështu në një nga qytetet më problematike.
Kështu, pas 5 rasteve të reja një ditë më parë, sot janë shtuar edhe 3 të tjera.
Nga 73 testimet e bëra ditën e djeshme, bëhet fjalë për dy kontakte dhe një punonjës fasonerie, që të tre nga qyteti i Krujës.
Situata në Krujë vijon të jetë problematike, ku fasoneritë u kthyen në një vatër të rrezikshme për përhapjen e COVID19.
Kujtojmë se shumica e fasonerive në këtë zonë janë të mbyllura për shkak se nuk plotësonin kushtet.