Opinion nga Ferjolt Ozuni dhe Armelina Lila, pedagogë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
Biznesi dixhital dhe tregtia elektronike, si rezultat i popullaritetit mbresëlënës dhe zgjerimit të shpejtë të Internetit dhe teknologjisë së rrjetit, është bërë një nga aktivitetet bashkëkohore më të përdorshëm prej më shumë se dydekadash. Interneti po revolucionarizon shpërndarjen e informacionit dhe shitjeve njëkohësisht duke u transformuar nga një “mundësi” në një “domosdoshmëri”.
Çdokush mund të aksesojë platforma të caktuara dhe të kryejë transaksione për të shitur dhe blerë mallra dhe/apo shërbime. Ky biznes është bërë gjithashtu pjesë e pandarë e aktiviteteve tëindustrisë turistike, parë nga këndvështrimi i ofruesve të këtij shërbimi si dhe nga ana e konsumatorëve. Kjo bashkëjetesë kaq aktive ditët e sotme zhvillohet në dhe përmes internetit.
Industria e biletarisë dhe turizmit të çdo lloj kategorizimi sot nuk mund të mendohet të funksionojë pa ndihmën e teknologjisë së informacionit, pasi një bilete avioni apo një akomodim hoteli nuk mund të rezervohet apo blihet pa ndihmën e një pajisjeje të lidhur në internet; menaxhimi i rezervimeve vështirë se mund të bëhet pa ndihmën e njësistemi informatik; menaxhimi i grupeve turistike apo i fluturimeve charter është e pamundur të bëhet pa ndihmën e teknologjisë së informacionit.
Në Shqipëri, tranzicioni nga operacionet manuale në ato dixhitale ka hedhur hapa tepër të ngadaltë dhe vijon të jetë ende i vështirë sidomos në sektorin e turizmit. Gjatë pesë–vjeçarit të fundit, sipërmarrësit e mëdhenj të agjencive dhe operatorëve turistike janë fokusuar dhe kanë përqëndruar vëmendjen e tyre drejt implementimit tëteknologjisë së informacionit.
Gjithsesi, sot në të gjithë vendin kemi struktura akomoduese të cilët mbajnë regjistrin e hyrje-daljeve në hoteldhe regjistrin e rezervimeve në “copa letre”, apo në rastin mëtë mirë, në një regjistër fizik; ashtu siç kemi pjesën më tëmadhe të kompanive të transportit të cilat bëjnë listat e pasagjerëve, mbajnë rezervimet ditore, apo bëjnë biletat e udhëtimit manualisht, me laps e letër.
Gjithashtu pjesa më e madhe e agjencive dhe operatorëve turistikë kanë në përdorim platformën Skype si teknologjinë më të avancuar, për të ngritur, mbajtur dhe zhvilluar marrëdhënien mes bizneseve-B2B, dhe WhatsApp kur bëhet fjalë për marrëdhënien me klientët direkt–B2C.
Kjo varfëri teknologjike vjen si rezultat i kapaciteteve teknike të limituara që ofrojnë kompanitë e këtyre shërbimeve në Shqipëri por edhe si rezultat i kostos së lartë, cilësisë së dobët të shërbimeve të internetit, si dhemangësive ligjore–si në rastin e përdorimit të biletave elektronike të autobusit; apo burokracive ligjore e administrative përmes të cilave duhet të kalojë biznesi në rastin e përdorimit të faturave elektronike.
Në këtë periudhë izolimi, ku distancimi social është i detyrueshëm, komunikimi nëpërmjet teknologjisë është më i dobishëm dhe vital se kurrë më parë. Interneti dhe lundrimi online është i vetmi aktivitet i pagoditur nga pandemia dhe kriza ekonomike që po gjunjëzon botën. Fluksi i përdorimit të internetit, programet apo platformat online të aksesuara së fundmi na tregojnë se qënia njerëzore adaptohet me risitë, nëse risitë i adaptohen nevojave dhe tregut.
Në situatën e papreçedente planetare me të cilën po përballet njerëzimi, si rezultat i distancimit social dhe masave të ndërmarra nga qeveritë, turizmi është ndër industritë më tëgoditura. Ky sektor për nga vetë objekti i veprimtarisë ka gjasa që ti kthehet normalitetit dhe të rinisë kur stuhia e pandemisë të jetë shuar plotësisht.
Ky pushim i detyruar në ofrimin e shërbimevebiletari/turizëm mund të përdoret nga aktorët e këtij sektori nëShqipëri për të reflektuar apo për të ristrukturuar veprimtarinë e tyre me qëllim maksimizimin e të ardhurave dhe uljen e kostove të aktivitetit post-pandemi. Aspekti të cilit i duhet kushtuar më shumë vëmendje është ai i implementimit tëteknologjisë së informacionit në aktivitetet e përditshme të tëgjithë sektorit të turizmit (dhe jo vetëm), pasi tregu ynë mund të orientojë shume shpejt përdorimin e teknologjisë kur ka nevojë dhe kërkesë.
Ndaj rifillimi i aktivitetit të agjencive turistike, hoteleve, restoranteve dhe transportit, duhet të ecë paralelisht me instalimin e strategjisë dhe teknologjisë sëinformacionit. Ky trend në turizëm do të perthithet lehtësisht nga sektori ne tërësi. Periudha post-pandemike do vijojë tëdiktojë vigjilencën e lartë në mbrojtje të shëndetit. Pa cenuar përditshmërinë, vëmendja jonë do të fokusohet tek shërbimet teknologjike për ato veprimtari të cilat mund ti kryejmë ne distancë. Si rezultat do të duhet një rikonceptim në aktivitetet e kompanive duke ndryshuar trajektoren drejt biznesit elektronik dhe aktiviteteve të plota që e-business ofron.
Angazhimi në aktivitete online të biznesit siguron benefite jo vetëm për ofruesin e sherbimeve por edhe për përfituesin e tyre, si rezultat i uljes së kostove të funksionimit. Implementimi i teknologjisë së informacionit në biznesin tradicional kërkon investime fillestare të larta, por këto kosto mund të amortizohen shumë shpejt në kohë duke marrëparasysh faktin që kostot fikse të vazhdueshme të biznesit tradicional reduktohen masivisht.
Jetësimi i e-business kërkon jo vetëm mbështetje institucionale nga qeveria, një bazëligjore të shëndoshë por edhe bashkëveprim të aktorëve tëtjerë të biznesit si sektorët e transportit të udhëtarëve; ofruesit e shërbimeve të internetit të cilët duhet të ofrojnë çmime mëkonkurruese dhe cilësi më të mirë; ofruesit e sistemeve informatike në ofrimin e sistemeve dhe platformave me çmime më konkurruese.
Duke parë situaten aktuale dhe parashikimet për ekonominë pas pandemisë, industria e turizmit global pritet tëketë një ridimensionim të përgjithshëm, si në veprimtari tëpërditshme, ashtu edhe në mënyrën e kryerjes së tij. E-business ofron mundësi të panumërta në zgjerimin e bazës së klientit, hyrjen në tregje dhe për produkteve të reja. Ky ridimensionim pritet të arrihet dhe të realizohet me ndihmën e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë që vendet e zhvilluara kanë arritur majat e e-business si rrjedhojë e kërkesave të tregut global, le të shërbejë kjo periudhë nëShqiperi për të hedhur hapa galopant në modernizimin e teknologjive.