Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

nga Fast News
1 hour më parë
në Analizë
0
A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

Ilir CIko

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

NGA ILIR CIKO

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e luftës në Iran ka sjellë një barrë të drejtpërdrejtë shtesë për të gjithë konsumatorët shqiptarë. Por përtej këtij efekti krejt të pritshëm gjatë një krizë energjetike, ekziston edhe një përfitues i heshtur: buxheti i shtetit.

Nga një mesatare prej rreth 165 lekë/litër gjatë vitit të kaluar, çmimi i naftës në vend ka arritur në 215–218 lekë/litër. Për shkak të TVSH-së së zbatuar mbi çmimin final, në kushtet e konsumit të pandryshuar, çdo rritje çmimi në treg automatikisht sjell rritje të të ardhurave buxhetore të vjela nga TVSH mbi naftën.

Me një vlerësim krejt të thjeshtë, ndryshimi i çmimit nga 165 në 215 lekë/ litër sjell mbi 70 milionë euro të ardhura vjetore shtesë në buxhetin e shtetit (8.3 lekë/ litër shtesë TVSH për çmimin nga 165 në 215 lekë/litër x 740.000 tonë karburant import gjatë vitit 2025 ~ 7.3 mld.lekë).

Pa kryer asnjë reformë fiskale, pa asnjë ndryshim politikash, pa kurrfarë debati publik. Shqipëria është ndër vendet që ka nivelin më të lartë në botë sa i takon barrës fiskale që ngarkon mbi karburantin që konsumohet në vend. Por debati mbi këtë çështje tepër të rëndësishme për konsumatorin dhe financat publike i takon një periudhe normale, jo një situate krize, me të cilën sot na duhet të përballemi.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sot, pyetja thelbësore që shtrohet për zgjidhje është a duhet që në kushtet kur çmimi i naftës së importit, ndaj të cilës – aspak fatkeqësisht, por dashakeqësisht e mjerisht – jemi tërësisht të varur, po rritet, dhe gjasat duken se do vazhdojë të rritet – a duhet pra, që krahas rritjes së çmimit, qytetarët të përballojnë edhe barrën shtesë për buxhetin e shtetit?

Në çdo vend normal, kjo do të hapte një diskutim të gjerë publik: a është e drejtë që shteti të përfitojë financiarisht nga një krizë që po godet qytetarët e tij? Të ardhurat shtesë për buxhetin si pasojë e rritjes së çmimit të naftës nuk vijnë nga rritja ekonomike apo nga përmirësimi i administrimit fiskal. Përkundrazi, ato burojnë nga një krizë e jashtme, që sot rëndon mbi familjet shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye, a duhet që shteti t’i mbajë këto të ardhura, duke rritur edhe më tepër efektin e ndryshimit të çmimit të naftës, apo duhet të vendosë një kufi në funksion të lehtësimit të barrës për ekonominë? Buxheti për vitin 2026 është hartuar dhe miratuar duke marrë për bazë të ardhurat buxhetore që do krijoheshin nga çmimi mesatar i naftës gjatë vitit të kaluar dhe jo mbi pritshmëritë – që askush nuk i dinte më parë – të rritjes së çmimit të naftës këtë vit.

Një zgjidhje e arsyeshme duke u nisur nga ky këndvështrim, që e kam propozuar edhe gjatë krizës së vitit 2022, është ruajtja e neutralitetit fiskal. Në praktikë, kjo kërkon që çdo rritje e të ardhurave fiskale nga TVSH, si pasojë e çmimit më të lartë, të kompensohet përmes një uljeje të përkohshme të akcizës ose taksës së qarkullimit mbi naftën, duke ruajtur të pandryshuara të ardhurat buxhetore prej taksave mbi këtë produkt.

Teknikisht zgjidhja është lehtësisht e realizueshme, nëse ekziston vullneti politik për të kuptuar situatën dhe vlerësuar zgjidhjet efikase për ta lehtësuar atë. I ilustruar në shifra, neutraliteti fiskal kërkon për shembull që me çmimin 218 lekë, akciza (ose taksa e qarkullimit) duhet të ulet me 7.4 lekë, konsumatori do paguante 209.2 lekë në vend të 218 (kursen 8.8 ALL/litër).

Me çmimin 230 lekë, akciza (ose taksa e qarkullimit) duhet të ulet me 9 lekë, konsumatori do paguante 219.2 lekë në vend të 230 (kursen 10.8 ALL/litër). Me çmimin 240 lekë, akciza (ose taksa e qarkullimit) duhet të ulet me 10.4 lekë, konsumatori do paguante 227.5 lekë në vend të 240 (kursen 12.5 ALL/litër). E kështu me radhë, por në të gjitha rastet, të ardhurat buxhetore nuk cenohen. Thelbi i kësaj zgjidhjeje është i thjeshtë: rritja e çmimit të naftës nuk duhet të shoqërohet me rritje të barrës fiskale.

Një mekanizëm i tillë do të ruante të ardhurat buxhetore në nivelet e planifikuara dhe njëkohësisht do të zbusë presionin mbi bizneset dhe familjet shqiptare. Ky model shmang gjithashtu përhapjen e efektit inflacionist në pjesë të tjera të ekonomisë, përmes rritjes së kostove të transportit dhe prodhimit në vend. Në të kundërt, efekti është i dyfishtë: konsumatori përballet me rritjen e çmimit ndërkombëtar dhe njëkohësisht me rritjen automatike të taksave.

Sistemi aktual i barrës fiskale mbi naftën është kompleks, i rënduar, por gjithashtu për këtë diskutim, nuk është neutral, ai i amplifikon efektet e krizës. Argumenti për të mbledhur të ardhura shtesë lidhet me shpenzimet buxhetore. Janë pa të panumërta agjencitë dhe institucionet e reja shtetërore që vijojnë të shtohen çdo muaj dhe kërkojnë financime shtesë. Ka pa fund tendera që konsumojnë në rritje fonde publike. Punët e shtetit si ujët e detit, thotë populli.

Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare të doganave tregojnë një mosrealizim prej rreth 30 milionë euro në buxhet gjatë dy muajve të parë të këtij viti, ende pa nisur lufta në Iran. Por mbështetja mbi të ardhura shtesë, të krijuara nga luhatjet e çmimeve ndërkombëtare e bën politikën fiskale më pak të parashikueshme dhe më pak transparente ndërkohë që konsumatori përballon kosto shtesë, kur për paradoks, duhet ndihmuar.

Për më tepër, në një ekonomi ku konsumi mbetet një shtyllë kryesore e zhvillimit, rritja e panevojshme e kostove të energjisë dëmton aktivitetin ekonomik dhe në afat të mesëm, vetë të ardhurat që synohen të mbrohen. Situata aktuale i vendos institucionet shtetërore në konflikt interesi për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore prej rritjes së çmimit të naftës.

Por përvoja ndërkombëtare na dëshmon se në situata të ngjashme, disa vende si Portugalia, kanë ndërhyrë së fundmi për të zbutur efektet e çmimit të naftës, duke shmangur përfitimet fiskale të paparashikuara.

Çështja nuk është nëse çmimi i naftës do të rritet, kjo është krejt jashtë kontrollit tonë. Çështja është nëse politika fiskale duhet ta përforcojë këtë rritje çmimi, apo ta zbusë atë. Sigurisht zbatimi i një modeli të tillë nuk mund të funksionojë i shkëputur nga masa të tjera që duhet të merren njëkohësisht.

Monitorimi i tregut, luftimi i kontrabandës, abuzimi me pozicionet dominuese në treg etj. janë masa që shteti duhet në vijimësi t’i ndjekë me përparësi, por kjo vlen për çdo kohë, jo vetëm për situata krize. Neutraliteti fiskal në një kohë krize mund të mos jetë zgjidhja ideale. Por është zgjidhja më e arsyeshme, së paku, në mbështetje të familjeve dhe bizneseve shqiptare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pa konsolidimin e industrisë përpunuese, prodhimi vendas s’mund të jetë “jastëk mbrojtës”

Para

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

Para
AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

nga Fast News
13:30 | 04/04/2026
0

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

nga Fast News
13:11 | 04/04/2026
0

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

nga Fast News
13:00 | 04/04/2026
0

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

nga Fast News
12:10 | 04/04/2026
0

Recent News

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

13:30 | 04/04/2026
Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

13:11 | 04/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora