Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
36 minutes më parë
në Ekonomi
0
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Ciko, ekspert ekonomie, ishte në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, ku komentoi rritjen e çmimit të naftës nga konflikti në Iran.

Sipas tij, nga rritja e çmimit përfiton buxheti i shtetit.

“Përsa i përket rritjes së çmimit ndërkombëtar të naftës, sigurisht që është krejtësisht jashtë kontrollit tonë. Sa i përket tregut, abuzimit që mund të kenë kompanitë në vend apo nivelit të kontrabandës, këto janë fenomene që njihen, janë parë në çdo situatë.

Vëmendja e të gjithëve, jo vetëm e shtetit, por edhe e shoqërisë dhe e të gjithë ekspertëve, nuk duhet që të ngrihet dhe të amplifikohet në periudha krize, pasi kjo është një problematikë e përhershme që ne e kemi dhe që është detyrë e institucioneve shtetërore që të ndjekin zgjidhjen e e saj. Ajo që mund të bëhet dhe që mund të preket lidhet me çështjen e çmimit të naftës që tregtohet në vend dhe si preket konsumatori shqiptar nga kjo.

E kemi diskutuar shpesh që nafta është e taksuar shumë lart. Por, sërish më duhet të them që nuk është vendi këtu për të bërë këtë diskutim, pasi taksat  kanë qenë edhe më përpara. Ajo që është thelbësore dhe që duhet diskutuar lidhet me faktin që në të gjithë këtë kaos dhe krizë që lidhet, jo vetëm me çmimin e naftës, por dhe të nënprodukteve të tjera, buxheti i shtetit është një përfitues i drejtpërdrejtë nga kjo situatë që po ndodh”, tha Ciko.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Eksperti shpjegoi më tej: “Jo vetëm që taksat janë të larta, por me rritjen e çmimit të naftës që importohet në Shqipëri, shteti përfiton sepse TVSH-ja që aplikohet mbi naftën i jep të ardhura shtesë, të cilat nuk kanë qenë të programuara në buxhet.

Dhe me llogari fare të thjeshta, po të bëni se sa ka ndryshuar çmimi nga vjet në sivjet, dhe po të shikojmë atë konsumin vjetor të Shqipërisë gjatë vitit 2025, me një llogari të thjeshtë i bie që pa bërë asnjë reformë fiskale, pa bërë asnjë ndryshim, shteti përfiton mbi 70 milionë euro duke zbatuar të njëjtat taksa, të njëjtin nivel TVSH-je dhe kjo vjen vetëm për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Më dua të theksoj këtu që nga ky këndvështrim institucionet shtetërore janë pak në një pozicion konflikt interesi, pasi me rritjen e çmimit ato rrisin dhe të ardhurat në buxhet./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

Para

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Para
Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
10:52 | 06/04/2026
0

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
10:32 | 06/04/2026
0

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

nga Fast News
10:24 | 06/04/2026
0

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

nga Fast News
10:15 | 06/04/2026
0

Recent News

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

10:52 | 06/04/2026
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

10:32 | 06/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora