Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Uncategorized

A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e vitit 2022

nga Fast News
1 hour më parë
në Uncategorized
0
A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e vitit 2022
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopolitike mund të sjellë mbi inflacionin dhe tregun financiar, shembulli më i fundit krahasues mund të jetë ai i vitit 2022, kur shpërthimi i luftës në Ukrainë solli rritje të fortë të inflacionit pothuajse në të gjithë ekonominë globale.

Në parantezë, megjithatë, duhet thënë se tendenca e rritjes së inflacionit në atë kohë kishte nisur që para shpërthimit të konfliktit, për shkak të rritjes së fortë të kërkesës pas pandemisë dhe vështirësive në zinxhirin global të furnizimit, të cilat bënë që oferta të mos i përgjigjej dot plotësisht kërkesës në rritje.

Megjithatë, shpërthimi i luftës në Ukrainë solli kërcim të menjëhershëm të inflacionit.

Ndërkohë që konflikti nisi në muajin shkurt, menjëherë, qysh në muajin mars, inflacioni në vendin tonë u rrit nga 3.9% në 5.7%. Inflacioni në Shqipëri arriti pikun në muajin tetor 2022, kur preku nivelin 8.3%, për të rënë gradualisht për pjesën e mbetur të 2022 dhe për vitin 2023, derisa në fillim të 2024 zbriti poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë reagoi menjëherë me disa rritje të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit. Duke filluar nga muaji mars 2022, norma bazë u rrit nga 0.5% në një nivel maksimal prej 3.25%, në nëntor 2023. Ulja e normave të interesit filloi vetëm në korrik 2024, për të vazhduar gradualisht deri në korrik 2025, kur u arrit edhe niveli aktual, prej 2.5%.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Yield-et e bonove 12-mujore nisën rritjen menjëherë në muajin mars 2022, duke ndjekur kahun e normës bazë të interesit, por me amplitudë më të madhe, duke reflektuar edhe një lloj paniku të tregut. Mes marsit dhe nëntorit 2022, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore u rrit nga 1.62% në 5.83%.

Ndërkohë që në këtë horizont kohor norma bazë ishte rritur  2.25 pikë përqindje, yield-i i bonove u rrit me 4.2 pikë përqindje, duke reflektuar edhe kufizimet e tregut të brendshëm financiar. Megjithatë, pas nëntorit 2022, mbirritja e yield-eve u korrektua gradualisht deri në fund të vitit 2023, në nivelin 3.1%.

Mes nëntorit 2023 dhe majit 2024 pati një tjetër cikël të shkurtër rritjeje, por në përmasa më të vogla, deri pranë nivelit të 3.7%. Prej atëherë, yield-et e bonove kanë ndjekur një cikël rënieje pothuajse të pandërprerë deri në fillim të këtij viti.

Rritja e interesave nuk kaloi pa pasoja në ritmet e kreditimit të ekonomisë. Që nga mesi i vitit 2022 deri në mesin e vitit 2023, portofoli i kredisë për ekonominë hyri në një fazë stanjacioni.

Pas qetësimit të tregut nga vala inflacioniste, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2023, kreditimi nisi një cikël të rritjes së shpejtë që ka vazhduar me ritme dyshifrore deri në muajt e parë të vitit 2026.

Një efekt i ngjashëm mund të konstatohet edhe në ecurinë e depozitave të publikut. Ato kaluan një fazë stanjacioni mes fillimit të vitit 2022 dhe mesit të vitit 2023.

Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me efektet e inflacionit, por edhe pjesërisht me joshjen nga yield-et e larta të instrumenteve të borxhit të qeverisë, që i shtynë shumë individë dhe subjekte të tërhiqnin depozitat (por edhe kuotat në fondet e investimit), për t’i investuar paratë në bono dhe obligacione.

Por, rënia graduale e yield-eve bëri që depozitat t’i ktheheshin rritjes në pjesën e dytë të vitit 2023.

Kriza inflacioniste e vitit 2022 dhe shtrenjtimi i mallrave të importuara nuk sollën zhvlerësim të Lekut në kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit pati vetëm një goditje të shkurtër paniku, në fillim të marsit 2022, kur Euro u rrit nga 121 lekë në 127 në harkun e pak ditëve. Por, me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë kursi pësoi menjëherë rënie.

Përtej luhatjeve të vogla, tendenca rënëse vazhdoi deri në korrik 2023, kur kursi arriti vlerën e 100 lekëve. Në atë rast, një tjetër goditje kalimtare, e shkaktuar nga rritja afatshkurtër e kërkesës, e ngriti përkohësisht deri në 110 lekë.

Por, që nga vjeshta e vitit 2023, kursi iu kthye një tendence të vazhdueshme në rënie, deri në nivelet aktuale, poshtë kufirit të 96 lekëve.

Lufta në Ukrainë solli goditje me bazë më të gjerë mbi çmimet e mallrave, duke qenë se rajoni i përfshirë në konflikt ishte një furnizues i rëndësishëm për produktet energjetike dhe për ato ushqimore, sidomos drithërat.

Në rastin e krizës në Lindjen e mesme, efektet direkte po shtrihen kryesisht te produktet energjetike. Për këtë arsye, përcjellja në inflacionin e produkteve dhe shërbimeve të tjera mund të jetë më graduale dhe më e shtrirë në kohë. Nga ana tjetër, edhe stabilizimi dhe potencialisht rënia e çmimeve mund të ketë një cikël më të gjatë./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama tregon detajet. Dhoma e Biznesit të Diasporës organizon Forumin Ekonomik

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e vitit 2022

A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e vitit 2022

nga Fast News
13:19 | 12/04/2026
0

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama tregon detajet. Dhoma e Biznesit të Diasporës organizon Forumin Ekonomik

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama tregon detajet. Dhoma e Biznesit të Diasporës organizon Forumin Ekonomik

nga Fast News
13:05 | 12/04/2026
0

Nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes

Nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes

nga Fast News
12:58 | 12/04/2026
0

Qeveria skemën e re për rritjen e pensioneve, Rama jep detajet

Qeveria skemën e re për rritjen e pensioneve, Rama jep detajet

nga Fast News
12:43 | 12/04/2026
0

Recent News

A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e vitit 2022

A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e vitit 2022

13:19 | 12/04/2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama tregon detajet. Dhoma e Biznesit të Diasporës organizon Forumin Ekonomik

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama tregon detajet. Dhoma e Biznesit të Diasporës organizon Forumin Ekonomik

13:05 | 12/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora