Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

nga Fast News
56 minutes më parë
në Ekonomi
0
Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në platformën e dialogut mbi Dritaren e Vetme Kombëtare për Doganat (National Single Window-NSW), një iniciativë e rëndësishme për modernizimin e procedurave doganore dhe lehtësimin e tregtisë në Shqipëri.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për biznesin dhe për procesin e integrimit europian të vendit, duke u shprehur se projekti i Dritares së Vetme Kombëtare “revolucionarizon mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti”, përmes digjitalizimit të procedurave dhe reduktimit të burokracisë.

Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ka një rol të rëndësishëm si vend tranziti për rajonin dhe për rrjedhat tregtare drejt Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, modernizimi i logjistikës dhe i procedurave administrative është thelbësor për të shfrytëzuar maksimalisht këtë potencial dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Implementimi i National Single Ëindoë është pjesë e projektit rajonal për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor, i financuar nga Banka Botërore. Projekti synon modernizimin e procedurave doganore dhe përshpejtimin e lëvizjes së mallrave përmes digjitalizimit dhe koordinimit ndërinstitucional.

Platforma NSË parashikon krijimin e një sistemi të vetëm elektronik për paraqitjen dhe shkëmbimin e të dhënave të tregtisë ndërkombëtare, duke integruar institucionet që lëshojnë dokumente, leje dhe certifikata për procedurat e importit dhe eksportit. Në Shqipëri, sistemi do të menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe do të integrohet me platformën e-Albania, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është institucioni lider për zbatimin e tij.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Zbatimi i National Single Ëindoë synon të:

  • thjeshtojë procedurat e tregtisë ndërkombëtare
  • ulë kostot administrative për biznesin
  • përshpejtojë procedurat e zhdoganimit
  • përmirësojë koordinimin ndërinstitucional
  • rrisë transparencën dhe integritetin në proceset doganore.

Ky sistem kontribuon gjithashtu në përafrimin e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian, duke mbështetur procesin e integrimit europian dhe duke rritur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

National Single Ëindoë konsiderohet një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit dhe lehtësimin e tregtisë në Shqipëri. Përmes këtij sistemi pritet:

  • reduktimi i burokracisë dhe dokumentacionit
  • përshpejtimi i procedurave të importit dhe eksportit
  • rritja e parashikueshmërisë së proceseve tregtare
  • ulja e kostove të transaksioneve për biznesin.

Këto zhvillime ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e eksporteve dhe integrimin e bizneseve shqiptare në zinxhirët europianë dhe globalë të furnizimit.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se përfituesit kryesorë të këtij projekti janë bizneset shqiptare, të cilat do të përfitojnë nga procedura më të shpejta, më transparente dhe më pak burokratike në proceset e tregtisë ndërkombëtare. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të koordinuar të këtij projekti në nivel rajonal, në mënyrë që lehtësimi i tregtisë të jetë efektiv në të gjitha pikat kufitare.

Aktiviteti shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e reformave për modernizimin e administratës doganore dhe për forcimin e partneritetit mes institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe sektorit privat në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Para

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Para
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

nga Fast News
16:30 | 10/03/2026
0

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

nga Fast News
16:00 | 10/03/2026
0

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

nga Fast News
15:48 | 10/03/2026
0

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

nga Fast News
11:43 | 10/03/2026
0

Recent News

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

16:30 | 10/03/2026
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

16:00 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora