Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Serbia ul akcizat në produktet e naftës me 40 për qind

nga Fast News
2 hours më parë
në Bota
0
Serbia ul akcizat në produktet e naftës me 40 për qind

Aleksandar Vuçiç

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa.

Ai ka bërë të ditur se shteti synon të garantojë furnizim të bollshëm dhe që çmimet të jenë nën kontroll.

“Ne jemi duke hequr dorë pothuajse tërësisht nga të hyrat tona, në mënyrë që ta zvogëlojmë ndikimin në buxhetin shtetëror, për aq kohë sa kemi rezerva të mëdha”, ka deklaruar Vuçiç pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza.

Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës për 20 për qind, e cila, sipas Vuçiqit, i kushton shtetit rreth 35 milionë euro në muaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Përpara vendimit, taksat shtetërore përbënin më shumë se gjysmën e çmimit të një litri benzinë apo diesel që konsumatorët e kanë paguar nëpër pompa.

Vuçiq i ka përshkruar masat si “të dhimbshme për shtetin”, por që qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme.

Konflikti në Lindje të Mesme ka shkaktuar probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit me produkte të naftës dhe gazit, si dhe i ka rritur çmimet.

Me situatë të ngjashme është përballur edhe Kosova. Radio Evropa e Lirë i ka vëzhguar disa pompa të karburanteve javë pas jave dhe e ka vërtetuar se çmimet janë rritur për disa centë.

Më 4 mars, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka vendosur masa mbrojtëse për naftën, duke përcaktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.

Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar ditë më parë se çmimet pritet të stabilizohen në muajt e verës.

Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.

Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike të Iranit.

Etiketa: aktualitet
Pas

2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Serbia ul akcizat në produktet e naftës me 40 për qind

Serbia ul akcizat në produktet e naftës me 40 për qind

nga Fast News
10:00 | 23/03/2026
0

2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave

2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave

nga Fast News
09:00 | 23/03/2026
0

Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

nga Fast News
09:00 | 23/03/2026
0

Nga laboratorët në fushëbetejë, robotët humanoidë testohen në luftë dhe po ndryshojnë rregullat e lojës

Nga laboratorët në fushëbetejë, robotët humanoidë testohen në luftë dhe po ndryshojnë rregullat e lojës

nga Fast News
08:00 | 23/03/2026
0

Recent News

Serbia ul akcizat në produktet e naftës me 40 për qind

Serbia ul akcizat në produktet e naftës me 40 për qind

10:00 | 23/03/2026
2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave

2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave

09:00 | 23/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora