Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, ka deklaruar pas mbledhjes së qeverisë se çmimet e karburanteve po monitorohen.
“Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngritur alertin për rritjen e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e reserves, që të mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm”, tha Ibrahimaj, shkruan A2.
“Kemi pasur eksperiencë gjatë krizës 2022-2023 ku çmimi i naftës u rrit, kur u ngrit një bord, nuk vlerësojmë se ende jemi në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit, por nëse situata vijon do të duhet të hyjmë në këtë regjim. Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet. Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës”, shtoi ministrja.








