Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Lufta në Lindjen e Mesme? Karburantet shtrenjtohen në Shqipëri, por jo në Maqedoninë e Veriut

nga Fast News
2 hours më parë
në Ekonomi
0
Lufta në Lindjen e Mesme? Karburantet shtrenjtohen në Shqipëri, por jo në Maqedoninë e Veriut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish, duke arritur mesatarisht në rreth 179 lekë për litër në pikat e shitjes. Rritja argumentohet me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, pas tensioneve në Lindjen e Mesme, por ekspertët theksojnë se reagimi i tregut vendas është shumë më i shpejtë se luhatjet reale. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut për të verifikuar nëse rritja e çmimeve është e justifikuar apo abuzive.

Nga 174 lekë mesatarisht, një litër naftë dhe benzinë po shitet për 179 lekë në pikat e karburanteve. Çmimet e karburanteve rriten në Shqipëri, por jo në vendet e tjera… Maqedoninë e Veriut për shembull.

Shtrenjtimi i karburanteve në vend ndodh me argumentin se lënda djegëse është rritur në bursa. Nga rreth 67 dollarë para operacionit amerikano-izraelit në Iran, aktualisht një fuçi naftë e papërpunuar po kushton pak më shumë se 77 dollarë.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, valuta amerikane është zhvlerësuar ndjeshëm.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Po pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?

Për të frenuar një rritje abuzive të çmimeve Autoriteti i Konkurrencës ka marrë në monitorim tregun e shitjeve me pakicë në vend.

“Sipas standardeve të konkurrencës së ndershme, pritet që luhatjet e çmimeve në tregun vendas të ndjekin të njëjtin drejtim dhe të jenë proporcionale me masën e ndryshimeve që regjistrohen në bursë. Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë edhe rritje e pakoordinuar por më e shpejtë apo më e theksuar se ecuria e çmimeve ndërkombëtare, përbën tregues të mundshëm të sjelljeve jo konkurruese në treg”, shprehet Autoriteti i Konkurrencës.

Por njoftimi i “konkurrencës” që legjitimon rritjen e karburanteve por jo në nivele të larta është pritur me kritika nga deputeti socialist, Erion Braçe.

“Përse një vit rresht kur çmimet në tregjet ndërkombëtare njohën ulje, dollari kryesisht dhe euro njohën zhvlerësim të dukshëm “Konkurrenca” nuk hetoi tregjet e shumicës dhe pakicës që ngrinë çmimet, pa lëvizur me asnjë qindarkë”, shprehet Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste.

Aktualisht Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i shtatë në Evropë dhe i dhjetë në botë për çmimin më të lartë të naftës./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Para

Rivlerësimi në 60 bashki, AKSH përdor çmimet e referencës të 2016-s, vlerat e tregut nga ekspertët

Para
Rivlerësimi në 60 bashki, AKSH përdor çmimet e referencës të 2016-s, vlerat e tregut nga ekspertët

Rivlerësimi në 60 bashki, AKSH përdor çmimet e referencës të 2016-s, vlerat e tregut nga ekspertët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

nga Fast News
11:00 | 06/03/2026
0

10 punët me pagat më të larta

10 punët me pagat më të larta

nga Fast News
10:30 | 06/03/2026
0

Pse rritet bursa jonë e energjisë?

Pse rritet bursa jonë e energjisë?

nga Fast News
10:00 | 06/03/2026
0

Rivlerësimi në 60 bashki, AKSH përdor çmimet e referencës të 2016-s, vlerat e tregut nga ekspertët

Rivlerësimi në 60 bashki, AKSH përdor çmimet e referencës të 2016-s, vlerat e tregut nga ekspertët

nga Fast News
09:40 | 06/03/2026
0

Recent News

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

11:00 | 06/03/2026
10 punët me pagat më të larta

10 punët me pagat më të larta

10:30 | 06/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora