Industria dhe prodhimi po kalojnë “ditë të vështira”, teksa ekonomia po mbështet kryesisht tek ndërtimi. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se tremujorin e fundit 2025 ka një ecuri positive të prodhimit të të mirave në sektorët e energjisë elektrike, trajtimit të mbetjeve dhe ndërtimit, teksa industria është në rënie,
Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e katërt 2025, paraqiten si më poshtë:
Industria:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energji elektrike, Gaz, Avull:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Furnizimi me ujë.
Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 4.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 0.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.










