Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Uncategorized

BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

nga Fast News
12 minutes më parë
në Uncategorized
0
BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i fundit i bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që fokusohet në efektet potenciale ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme nuk e ka renditur Shqipërinë në ekonomitë që pritet të ndikohen më shumë nga kriza në Lindjen e mesme.

Në rajon, vendi që do të ndikohet më shumë janë Maqedonia e Veriut, Mali i Z dhe Serbia.

Indeksi merr në konsideratë ndikimin ushtarak, ndërprerjet e drejtpërdrejta në tregti dhe turizëm, importet e naftës, gazit dhe plehrave kimike, remitancat nga ekonomitë e vendeve të Gjirit (GCC), si dhe kapacitetin fiskal të qeverive për të përballuar goditjet nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve (i matur përmes të kundërtës së raportit të pagesave të interesit ndaj PBB-së). Shqipëria duket se vavorizohet nga fakti se vendi llogaritet që ka një deficiti të ulët të tregtisë së naftës, për shkak se është dhe eksportuese, ndryshe psh nga Maqedonia e Veriut.

Shqipëria ka ndërkohë një intensitet më të ulët të naftës në ekonomi, sesa Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi e Serbia, e matur me fuçi për 1000 USD ndaj GDP (shiko grafikun më poshtë).

Ndonëse Shqipëria është vendi i dytë në rajonin e BERZH me varësinë më të lartë të turizmit, pas Libanit, e matur me të ardhurat hyrëse të turizmit në raport me PBB-në (shiko grafikun e  turizmit), sërish vendi nuk renditet në listën e shteteve që do preken, pasi ndodhet si pozicionim larg shteteve të konfliktit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndikimi në rajonin e BERZH

Ndikimi ekonomik i konfliktit në Lindjen e Mesme, sipas raportit të fundit të BERZH, është kryesisht i lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë, ndërprerjet në tregti dhe turizëm, si dhe shtrëngimin e kushteve financiare në nivel global.

Çmimi i naftës ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa gazi në Europë është dyfishuar, duke krijuar presion mbi ekonomitë importuese dhe duke rritur inflacionin global. Nëse këto nivele çmimesh mbeten të larta, rritja ekonomike globale mund të ulet me të paktën 0.4 pikë përqindje, ndërsa inflacioni të rritet mbi 1.5 pikë përqindje

Raporti thekson se efektet nuk janë të njëjta për të gjitha vendet. Ekonomitë që varen më shumë nga importet e energjisë, nga remitancat nga vendet e Gjirit apo nga turizmi, janë më të ekspozuara. Në listën e vendeve më të prekura përfshihen Libani, Jordania, Egjipti, Ukraina, Moldavia, Turqia dhe në rajonin e Ballkanit, Maqedonia e Veriut

Këto vende kanë ose varësi të lartë nga energjia e importuar, ose lidhje të forta tregtare dhe financiare me rajonin e Gjirit.

Në Ballkanin Perëndimor, ndikimi është i pabarabartë. Maqedonia e Veriut renditet ndër më të ekspozuarat për shkak të deficitit të lartë energjetik dhe varësisë nga importet, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia shfaqin gjithashtu një nivel më të lartë ndjeshmërie, për shkak të strukturës së ekonomisë dhe lidhjeve tregtare. Ndërkohë, Shqipëria nuk shfaqet në listën e vendeve më të prekura, çka lidhet me disa faktorë strukturorë.

Së pari, lidhjet direkte tregtare të Shqipërisë me vendet e Gjirit dhe Iranin janë relativisht të kufizuara krahasuar me ekonomi të tjera, çka redukton ekspozimin ndaj ndërprerjeve të drejtpërdrejta në tregti

Së dyti, remitancat nga vendet e Gjirit nuk përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare, ndryshe nga vende si Egjipti apo Jordania, ku ato arrijnë deri në 4-8% të PBB-së

Një element tjetër lidhet me strukturën e turizmit. Ndërsa vendet si Jordania dhe Libani janë shumë të varura nga turizmi ndërkombëtar dhe janë drejtpërdrejt të ekspozuara ndaj pasigurisë në rajon, Shqipëria përfiton nga një bazë më e diversifikuar turistësh dhe nga afërsia me tregjet europiane, duke e bërë më pak të ndjeshme ndaj krizave në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht se raporti nuk e rendit Shqipërinë ndër vendet më të prekura, kjo nuk do të thotë se Shqipëria është e imunizuar. Si importuese neto e energjisë, ajo mbetet e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit, të cilat transmetohen në kosto më të larta për bizneset dhe konsumatorët. Po ashtu, rritja e çmimeve të plehrave kimike dhe ushqimeve, që lidhet drejtpërdrejt me energjinë, mund të ushqejë presionet inflacioniste në vend./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Një krizë e re çmimesh? Ibrahimaj: Po monitorojmë çmimet e 80 produkteve për të shmangur abuzimet

Para

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

Para
Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

nga Fast News
13:06 | 27/03/2026
0

BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

nga Fast News
13:01 | 27/03/2026
0

Një krizë e re çmimesh?  Ibrahimaj: Po monitorojmë çmimet e 80 produkteve për të shmangur abuzimet

Një krizë e re çmimesh? Ibrahimaj: Po monitorojmë çmimet e 80 produkteve për të shmangur abuzimet

nga Fast News
12:58 | 27/03/2026
0

Zbulohet varri i D’Artagnan?

Zbulohet varri i D’Artagnan?

nga Fast News
08:00 | 27/03/2026
0

Recent News

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

13:06 | 27/03/2026
BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

13:01 | 27/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora