AIatWork, ekosistemi i parë europian i dedikuar mësimit dhe aplikimit praktik të Inteligjencës Artificiale në mjedise reale pune, ka hapur zyrtarisht aksesin për tregun shqiptar.
Vetëm 2,000 vende janë aktualisht në dispozicion për profesionistët dhe kompanitë në Shqipëri, duke ofruar akses të hershëm në një platformë që tashmë numëron mbi 7,000 anëtarë dhe më shumë se 200 kompani në Ballkan. Ky limitim e pozicionon hyrjen në tregun shqiptar si një fazë ekskluzive, e orientuar drejt atyre që synojnë të adoptojnë AI-në në mënyrë të strukturuar dhe të qëndrueshme. Nga teoria te implementimi real, një model i ri mësimi
AIatWork prezanton një qasje të re, ku edukimi, mjetet teknologjike dhe implementimi praktik bashkëjetojnë brenda një platforme të vetme. Ndryshe nga trajnimet tradicionale apo kurset teorike, modeli i tij mbështetet në mësim të drejtpërdrejtë përmes sesioneve live online me mentorë nga kompani globale si Microsoft, Google, Meta, Salesforce, Amazon, IBM dhe Novo Nordisk.
Fokusi është i qartë: zhvillimi i aftësive praktike në AI që mund të aplikohen menjëherë në punë, që nga automatizimi i proceseve të brendshme, te analiza e të dhënave, marketingu, operacionet apo vendimmarrja strategjike.
Një komunitet në rritje në Ballkan
AIatWork përdoret tashmë nga mijëra profesionistë në rajon, përfshirë punonjës të institucioneve financiare si NLB Bank, kompani telekomunikacioni, firma teknologjike rajonale dhe ndërmarrje ndërkombëtare. Kjo rritje reflekton një ndryshim më të gjerë në Europën Juglindore: individët dhe organizatat po kalojnë nga eksperimentimi sporadik me AI-në drejt integrimit të saj të strukturuar në punën e përditshme. Nga testime të izoluara, drejt një modeli operativ të përbashkët ku Inteligjenca Artificiale bëhet pjesë e strategjisë së kompanisë.
Zgjidhje për individë dhe kompani
Ndërsa shumë anëtarë regjistrohen individualisht, platforma ofron gjithashtu programe të dedikuara për kompani dhe ekipe që duan të adoptojnë AI-në në mënyrë të koordinuar në disa departamente. Organizatat e përdorin AIatWork për:
-Rritjen e aftësive të punonjësve përmes mësimit të aplikuar
-Integrimin e sigurt të AI-së në operacionet e përditshme të punës
-Harmonizimin e lidershipit dhe ekipeve rreth një modeli të përbashkët operativ
Programet enterprise dhe onboarding-u i ekipeve mundësojnë shkallëzim të pa ndërprerë në operacionet ekzistuese, duke e bërë transformimin digjital gradual dhe të menaxhueshëm.
Brainster Group: Nga edukimi te inovacioni
Pas AIatWork qëndron Brainster Group, një nga kompanitë më të njohura të edukimit dhe inovacionit në Europën Juglindore. E themeluar në vitin 2015 me misionin për të mbyllur hendekun mes arsimit tradicional dhe kërkesave reale të tregut të punës, Brainster ka fuqizuar mbi 60,000 nxënës dhe ka bashkëpunuar me më shumë se 400 kompani.
Grupi operon përmes tre produkteve kryesore: NU Academies për nxënësit e shkollave të mesme, Brainster Next , kolegji i shkencave të aplikuara dhe AIatWork, që synon profesionistët dhe ekipet në epokën e punës inteligjente.
Filozofia e Brainster mbështetet në tre parime: relevanca (çdo program i lidhur me nevojat reale të tregut), aksesueshmëria (dije praktike dhe hapur) dhe komuniteti (rrjet i vazhdueshëm bashkëpunimi mes nxënësve, mentorëve dhe kompanive).
Në një treg pune që po përballet me presionin e automatizimit, rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës rajonale, hyrja e AIatWork në Shqipëri përfaqëson më shumë sesa një platformë të re trajnimi. Ajo sinjalizon një përpjekje konkrete për ta kthyer Inteligjencën Artificiale nga një mjet eksperimental në një instrument real pune për profesionistët dhe kompanitë vendase.
Shënim: Për një abonim prej 25 eurosh në muaj (me një vlerë të vlerësuar të ekosistemit rreth 675 euro/muaj), pjesëmarrësit shqiptarë përfitojnë:
- Mbi 10 sesione live çdo muaj të fokusuara në raste konkrete biznesi
- Akses në modele premium si: GPT, Gemini, Claude, Grok, Llama, Mistral dhe Perplexity
- 55+ mjete origjinale AI të dizajnuara për punë të përditshme dhe automatizim
- Rrugë të strukturuara mësimi dhe funksionalitete të ardhshme për zhvillim karriere në AI/ Business Mag








