Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

nga Fast News
2 minutes më parë
në Teknologji
0
Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për shumë vite, aktiviteti elektrik i trurit është dukur si një zhurmë e pakuptueshme, impulse të panumërta që lëvizin me shpejtësi dhe që shkenca mezi arrinte t’i interpretonte. Sot, falë Inteligjencës Artificiale (AI), kjo po ndryshon me ritme të shpejta.

Një nga rastet më domethënëse është ai i një gruaje 52-vjeçare, e paralizuar prej gati dy dekadash pas një goditjeje në tru. Ajo nuk mund të fliste qartë. Megjithatë, falë një pajisjeje të vogël me elektroda të vendosura në tru dhe një sistemi të fuqizuar nga AI, mendimet e saj – fjalët që ajo imagjinonte t’i thoshte, u shfaqën në ekran në formë teksti. Ishte hera më e afërt që shkenca i është afruar asaj që dikur quhej “lexim mendimesh”.

Çfarë janë ndërfaqet tru-kompjuter?

Këto teknologji njihen si Brain-Computer Interfaces (BCI), ndërfaqe tru-kompjuter. Ato funksionojnë duke vendosur elektroda shumë të vogla në sipërfaqen e trurit, të cilat regjistrojnë sinjalet elektrike të neuroneve. Më pas, algoritme të avancuara të AI analizojnë modelet e këtyre sinjaleve dhe i përkthejnë në fjalë, tekst apo edhe zë. Prej dekadash, BCI-të janë përdorur për të ndihmuar pacientë të kontrollojnë proteza ose kursore në ekran. Por përkthimi i mendimeve në gjuhë ka qenë shumë më i ndërlikuar. Gjuha nuk është vetëm lëvizje muskujsh – ajo përfshin procese të thella mendore.

Nga përpjekja për të folur te “zëri i brendshëm”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fillimisht, sistemet funksiononin vetëm nëse pacienti përpiqej të fliste fizikisht, edhe pse nuk mund ta bënte realisht. Elektrodat zakonisht vendoseshin në zonën motorike të trurit, që kontrollon lëvizjet. Por studiuesit kanë bërë një hap më tej: ata kanë testuar nëse mund të kapet edhe “fjalimi i brendshëm”, pra zëri që dëgjojmë në mendjen tonë kur mendojmë.

Rezultatet treguan se kjo është e mundur, megjithëse me saktësi më të ulët. Në disa detyra të strukturuara, sistemi arriti deri në 74% saktësi në kohë reale. Megjithatë, në raste më spontane – si kur një person mendon lirshëm për një film të preferuar, rezultatet ishin ende të paqarta. Pra, teknologjia nuk është ende në gjendje të “lexojë” mendimet tona të pakontrolluara apo intime./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

nga Fast News
11:15 | 28/02/2026
0

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

nga Fast News
10:29 | 28/02/2026
0

Recent News

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

11:15 | 28/02/2026
Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

10:45 | 28/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora