Më 20 shkurt në Tokoi do të zhvillohet 𝐌𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 i b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐭 S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢 – 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢. 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐈𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 (𝐀𝐈𝐃𝐀) ka publikuar lajmin mbi organizimin e këtij misioni, që d të bëhet në bashkëpunim me 𝐉𝐚𝐩𝐚𝐧 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐫 𝐎𝐯𝐞𝐫𝐬𝐞𝐚𝐬 𝐈𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐦𝐞𝐧𝐭 (𝐉𝐎𝐈).
Agjencia Kombëtare e Diasporës, instituicioni që mban lidhje të ngushta me bizneset shqiptare në botë dha më shumë detaje mbi këtë mission. Sipas njoftimit të AKD-së, ky mision hap për herë të parë një kapitull të ri bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Japonisë, duke krijuar një platformë konkrete për ndërtimin e partneriteteve në sektorë strategjikë si: energji, infrastruktura dhe shërbimet.
Për bizneset e diasporës shqiptare, ky zhvillim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për:rrjetëzim me kompani dhe institucione japoneze; ndërtim partneritetesh ndërkombëtare; tërheqje investimesh dhe zgjerim tregjesh; pozicionim strategjik në një nga ekonomitë më të avancuara në botë.
Ky është një moment i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e biznesit shqiptar dhe për përfshirjen aktive të diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.








