Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Raporti tronditës i KLSH: Fëmijët në çerdhe dhe kopshte konsumuan vezë dhe mish të infektuar

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Raporti tronditës i KLSH: Fëmijët në çerdhe dhe kopshte konsumuan vezë dhe mish të infektuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra subjekte groposën tonelata mish pule dhe vezë kur shpërtheu gripi i shpendëve në Shqipëri, pasi u konsideruan të pasigurta për konsum. Por ajo që e bën këtë situatë tronditëse është një fakt edhe më alarmant: ndërkohë që në terren urdhërohej asgjësimi i tyre, këto produkte të pakontrolluara përfunduan në menutë e çerdheve dhe kopshteve.

Këto janë konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në raportin që mban datën 13.10.2023, i cili nuk u publikua asnjëherë, sepse mund të shkaktonte panik në vend. Në raport theksohet se Bashkia Kamëz i është drejtuar AKU-së më një shkresë, ku i kërkon informacion nëse mund ta përdorë mishin e pulës dhe vezët në menunë ushqimore të çerdheve dhe kopshteve.

Në përgjigjen e saj, AKU ka theksuar se mishi i pulës dhe veza mund të përdorej në kopshte dhe çerdhe, vetëm me kushtin që para përdorimit këto produkte të gatuhen në 70 gradë celcius.

Teksa në terren AKU urdhëronte subjektet që ishin prekur nga gripi i shpendëve të tërhiqnin nga tregu mishin e pulës dhe vezët, sepse përbënin risk për konsumatorin, nga ana tjetër, në mënyrë paradoksale jepte miratimin që këto produkte të konsumoheshin nga fëmijët e moshës 1 deri në 6 vjeç. Sipas KLSH-së, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vepruar me dy standarde. Në terren, inspektorët kanë bllokuar vezët dhe kanë urdhëruar asgjësimin e tyre, ndërkohe që për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, duhet të kishin marrë masa për analizimin laboratorik të vezëve.

Sipas raportit, nuk u krye analizimi laboratorik i vezëve përpara përdorimit, ndonëse kjo ishte masa minimale për të garantuar sigurinë ushqimore në kopshte dhe çerdhe.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në raport theksohet se Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së në atë kohë, Jeta Deda, nuk ka marrë asnjë masë për të identifikuar riskun dhe nuk ka kërkuar bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare për dhënien e mendimit shkencor për këtë situatë kritike.

Sipas raportit të KLSH-së, për këtë situatë mban përgjegjësi Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, Jeta Deda. Këto gjetje të KLSH-së janë një kambanë alarmi për sigurinë ushqimore të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte. Institucionet mund të fshehin raportet, por e vërteta mbetet: me shëndetin e fëmijëve nuk negociohet./ OraNews

Etiketa: aktualitet
Pas

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin

Para

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

Para
Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

nga Fast News
09:00 | 20/03/2026
0

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

nga Fast News
08:30 | 20/03/2026
0

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

nga Fast News
08:00 | 20/03/2026
0

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

nga Fast News
14:55 | 19/03/2026
0

Recent News

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

09:00 | 20/03/2026
Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

08:30 | 20/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora