• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës. Ja kush përfiton

nga Fast News
46 minutes më parë
në Finance
0
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës. Ja kush përfiton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar indeksimin e pagave të administratës me 2.5%. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Krahas indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve.

Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 dhe vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekte financiare nga 1 janari 2026.

Kush përfiton nga rritja e pagave?

Presidenti i Republikës, përmes rritjes së pagës përkatëse;

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, për të cilat rritet paga referuese bazë;

Garda e Republikës;

Policia e Burgjeve;

Koordinatorët kundër korrupsionit;

Punonjësit mbështetës në administratë;

Specialitete të ndryshme të administratës publike;

Personeli i sistemit shëndetësor.

 

VENDIM PËR INDEKSIMIN E PAGËS REFERUESE BAZË PËR FUNKSIONET GJYQËSORE DHE TË PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të   nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 (zero pikë tridhjetë e gjashtë) me pagën e Presidentit të Republikës, indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë bëhet 156 825 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë/muaj.

  2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.

  3. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

 

VENDIM PËR INDEKSIMIN E PAGËS  SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS   SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paga e Presidentit të Republikës indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës së Presidentit bëhet 435 625 (katërqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekë në muaj.

  2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionin e Presidentit të Republikës.

  3. Ngarkohet institucioni i Presidentit të Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

Etiketa: aktualitet
Pas

6 shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket

Para

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

Para
Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

nga Fast News
18:02 | 06/02/2026
0

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

nga Fast News
17:56 | 06/02/2026
0

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

nga Fast News
17:44 | 06/02/2026
0

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

nga Fast News
17:33 | 06/02/2026
0

Recent News

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

18:02 | 06/02/2026
Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

17:56 | 06/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar